Përplasi për vdekje kalimtaren, shoferit iu gjet kokainë në makinë

DITA Online

 

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para te mëngjesit të sotëm ne Tirane.

Sipas të dhënave të para bëhet me dije se makina ka përplasur për vdekje një kalimtare, e cila u identifikuar me pas si shtetasja Lumturi Demiri.

Aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i Laprakës.

ReportTV teksa publikon edhe videon bën me dije se këmbësori u përplas teksa po kalonte pranë vijave të bardha.

Njoftimi i policisë:

Në kryqëzimin e Rr. Dritan Hoxha me rrugën Lord Bajron, rreth orës 06:15 te dates 03.02.2018 mjeti me targa AA475OC me drejtues shtetasin Edmond Goxhaj ka aksidentuar shtetasen Lumturi Demiri e datelindjes 10.02.1962 lindur ne Bulqize dhe banuese ne Tirane, u njoftua ambulanca cila konfirmon se shtetasja ka nderruar jete. U be testi i alkolit drejtuesit te automjetit dhe rezultoi negativ,

Gjithashtu nga kontrolli fizik i drejtuesit te automjetit iu gjeten dy qese e dyshuar si lende narkotike e llojit kokaine dhe u njoftua seksioni i narkotikeve ne DVPT per veprime te metejshme.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *