“Deti”, protestë kundër marrëveshjes me Greqinë para Kryeministrisë

DITA Online

 

Vala e reagimeve kundër marrëveshjes së re të detit me Greqinë, që pritet të firmoset në muajin prill gjatë takimit Rama-Tsipras është konkretizuar me një protestë, që është zhvilluar përpara Kryeministrisë.

Aty janë mbledhur dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët mbajnë në duar flamuj kombëtar dhe harta të Shqipërisë etnike.

Fillimisht protestuesit kënduan himnin kombëtar dhe më pas shpalosën parulla si “Atdheu në rrezik”, apo “Shitët detin dhe Çamërinë”.

“Këta po na marrin pronën, po falin detin, por nuk mund të na marrin dot ne, pasi ne nuk do ta lejojmë. Ne nuk vëmë autobusë si partitë politike, ndaj shumë nuk kanë pasur mundësi të na bashkohen në këtë protestë, por ata janë me ne. Ne nuk do të na ndalin”, u shpreh një prej protestuesve.

Ndërkohë përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama është thirrur në kor: “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.

a.s/dita

Share This Article
8 Comments
  • Sa pak pjesemarrje! Nuk ka me keq kur shqiptaret i mbledh vec partia e jo atdhetaria! Madje ka nga ata qe vene partine mbi atdheun e nuk jane pak. Ata bejne pjese tek grupi “Ta duam partine me shume se taulanti”.

  • Po keta pse bejne proteste apo kane marre ndonje dore para per te dale ketu? Qenkan si firmat piramidale.

  • Vertet sasia ka dhe cilesin.Po ama cilesia ne kete rast asht ma e forte ne permbajtje se sasia.Kur nuk te therret partia po atdheu.Ketu nuk flitet per te ven njeri ne krye te udheheqejes se partise.Por vetem e vetem per te gezue token qe na e kane lane te paret trashigim dhe ta mbrojme me vetmohim deri ne shuarje.

  • Sa patriote te medhenj! Na i ngriten lesht perpjete!
    Dhe vendi pyet
    “C’vapor i solli?
    Ku ish gjer dje
    kjo fare sokoli?

  • “Shqipetaret” jane te shquar dhe te dalluar kur mbi cdo gje vendosin Islamin perpara Kombit,kjo dihet.
    E them kete se Jeorgios Kastriotin e fallsifikojne dhe e ofendojne ne Gjergj,kur Ai ka qene Orthodhokse,gjak me Pirros se Epirit,ne Perkrenare ka simbolin e Zeusit dhe te Parthenes Athines.
    “Shqipetaret” patriote kane frike nga emertimi Vorio Epiri qe e ndane Imperialistet dhe Ruset,zone kjo historike e Prijesit te Epirit.
    Degjojne turkoshqipetarin Xhufi qe e quan Arberit e Jonit ne librin e tij dhe jo sic e quante Skender-Beu Epir!
    Ashtu edhe me Stambollin turkoallvanosat nuk e quajne Kostandinopol ashtu si e quanin Epirotet dhe Kastriotis.
    Njerez pa Identitet,respekt,nder,dinjitet.

  • Shqiptaret e Shqiperise nuk kane moral dhe ndjenja njerzore,per ata kombetare te mos flasim.Nje njeri nje popull qe shete vajzat e veta motroe e veta per prostitucion rrugeve te Europes, shet grate dhe vajzat e veta te maqedoni dhe serbi per 500 euro….Ai popull eshte i destinuar te zhduket

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *