Tare synon Etrit Berishën për stolin

anazapta

Etrit Berisha është portieri që kërkon të marrë Lacio, për ta pasur si rezervë të titullarit Marketi, pasi Bizari do të shkojë te Xhenoa. Në median italiane u raportua ditët e fundit për interesim të Lacios për Samir Ujkanin, ndërkohë që nga klubi i Palermos është mohuar ndonjë kontakt me romanët. Nuk ka qenë gënjeshtër nga ato që thuhen shpesh në merkato, pasi bëhet fjalë për një interpretim të gabuar të fjalëve të Igli Tares, drejtor sportiv i Lacios, i cili interesohet për portierin kuqezi.

Të gjithë në Itali e kanë marrë për Ujkanin, por në të vërtetë ish-kapiteni i Shqipërisë e ka pasur fjalën për Berishën, aktualisht te Kalmari i Suedisë. Ky i fundit është rekomanduar për skuadrat italiane dhe nga Xhani De Biazi, por me siguri që trajneri kuqezi nuk e ka pasur fjalën si portier stoli. Berisha së shpejti merr pasaportën suedeze dhe mund të luajë si lojtar komunitar, por mbetet për t’u parë nëse do të shkonte në Itali për të bërë rezervën, qoftë edhe për një nga portierët e kombëtares italiane.

Gjatë ditëve që përflitej për transferimin e tij në Angli, Berisha e bëri të qartë se do të shkonte atje vetëm si titullar dhe jo rezervë. Me largimin e Bizarrit te Xhenoa, te Lacio mbetet portier i dytë Thoma Strakosha, por atij i mungon përvoja, ndaj klubi mendon që për rezervën e Marketit të vijë një portier i provuar tashmë në nivelin më të lartë.

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Ik ore Tare.Nqs nuk e ndihmon dot qe te jete portier i pare ne serine A te pakten mos i prish pune.Portieri i kombetares duhet te luaje cdo ndeshje e jo te ngrohi stolin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *