Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një status publikuar në llogarinë e saj facebook shprehet se situata e përmbytjeve në vend është në kontroll dhe po monitorohet minutë pas minute.
“Po ndjekim minutë pas minute situatën në Gjirokastër dhe Zallbastar ku Forcat e Armatosura janë pranë komunitetit. Me bashkitë, prefekturat dhe të gjitha strukturat përkatëse në të gjithë vendin prej ditësh kemi informuar dhe koordinuar paraprakisht, për t’i paraprirë situatave të mundshme te shkaktuara nga reshjet e dendura. Jemi pranë qytetarëve për çdo nevojë të mundshme.” -shkruan Xhaçka në Facebook.
Ministrja e Mbrojtjes ka theksuar njëkohësisht edhe faktin se bashkitë, prefekturat dhe të gjitha strukturat përkatëse në të gjithë vendin prej ditësh janë informuar duke patur mundësi të koordinohen paraprakisht. e.k/dita

Po c`pune ke ti moj Xhacka!Ti shif kufirin me Greqine dhe mos i ler ushtaret pa fisheke si Sali Berisha se ti ze Fredi Beleri te gjalle.Ti do te aktrosh si punemadhe kur nuk eshte pune per ty?
U permbytte Shqiperia dhe u befte lume e det te permbysi te gjithe ata qe kane zaptuar toka dhe prona ne demokracine e rrumpalles.