Rehabilitimi i Gjanicës, IKMT shemb me tritol 2 banesa

Ornela

Plot 24 kg tritol u përdorën nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, për shembjen e dy objekteve në qytetin e Fierit.

Prishja e dy objekteve me shpërthim të kontrolluar, bëhet në kuadrin e aksionit që ka ndërmarrë IKMT në qytetin e Fierit për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit.

Aksioni ka nisur që prej ditës së hënë dhe deri tani janë prishur 15 objekte dy dhe më shumë katëshe me funksione të ndryshme shërbimi.

Nuk është regjistruar asnjë incident.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *