Philadelphia Eagles triumfon në Super Bowl

Ornela

Philadelphia Eagles është ekipi fitues i edicionit të 52-të të Super Bowl pas suksesit surprizë ndaj favoritit New England Patriots të Bostonit.

Triumfi 41 – 33 në sfidën e futbollit amerikan e luajtur në Mineapolis i solli titullin e parë, pas 3 finaleve të zhvilluara. Ky sukses bëri që Nick Foles i Philadelphia Eagles të zgjidhej si lojtari më i mirë vendimtar në këtë finale. Për veteranin Tom Brady kjo finale ishte një zhgënjim pavarësisht përpjekjeve për të marrë rezultat.

Më shumë se 100 milionë telespektatorë e ndoqën në kanalin NBC, ndërsa një spot publicitar 30 sekondësh kushtoi 5 milionë euro.

Ceremonia u hap nga këngëtarja Pink ndërsa protagonist në spektaklin e pushimit në Super Bowl e 52 ishte Justin Timberlake.

Ai i kushtoi një homazh këngëtarit Prince, i cili u shua në prill të 2016 pas një overdozë medikamentesh.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *