Të tjera detaje u zbardhën pas arrestimit të grupit që dyshohet si i përfshirë në vrasje e Devi Kasmit më 29 janar në Tiranë.
Sipas dyshimeve të prokurorisë Kasmi u ekzekutua me disa plumba nga vrasësi grek Efthymiou Efthymious, pas arrestimit të të cilit policia gjeti para dhe dokumente.
Vizion Plus ka siguruar procesverbalin e Prokurorisë, ku detajohen të gjitha sendet që iu sekuestruan vrasësit të dyshuar.
Nga dokumenti, zbulohet se 41-vjeçarit grek i janë sekuestruar rreth 2 mijë euro, pasaportë greke me emrin e tij, patentë greke, celular, kartë debiti, por edhe foto të një vajze me shtetësi greke. Veç të tjerave policia i sekuestroi dhe para rreth 100 mijë lekë.
Në një kohë që masa e arrestit pritet të zhvillohet pasditen e kësaj të hëne në dhomën penale të gjykatës së Tiranës mësohet se 42-vjecari grek ka qenë i dënuar dhe në Greqi për posedim të lëndëve narkotike Kokainë.
Ish-avokati i tij grek Sakis Kehaoglu në një lidhje telefonike me Vizion Plus shprehet se në vitin 2016 Efthimiou u akuzua sëbashku me disa shtetas serbë për trafik narkotikësh.
“Në vitin 2016 ai ishte klienti im ku u akuzua me disa shtetas serbë në qytetin e Artës për trafikimin kokainë. Ai ka qenë në burg për disa muaj dhe ne procesin gjyqësor vitin e kaluar, pra në vitin 2017 ai u akuza dhe për krijim te organizatës kriminale dhe u shpall fajtor për posedimin e një sasie kokaine. Por pas disa faktorëve gjate procesit dhe arsyetimeve të mbrojtjes ai rezultoi si një person i varur nga drogërat, pra një përdorues. Kështu ai u dënua me 4 vite heqje lirie dhe me pas dënimi u pezullua dhe pas disa muajsh ai u lirua”, thotë avokati.
Sipas avokatit grek kjo ishte hera e fundit që dëgjoi për klientin e tij deri para pak ditëve më parë kur u arrestua ne Shqipëri me akuzat e vrasjes.
Sipas tij ai ka tentuar të kontaktojë me policinë, por diçka e tillë nuk është bërë e mundur deri sa familja e tij është detyruar të kontaktojë me avokatë shqiptarë.
“Familja e tij ka punësuar avokatë shqiptarë të cilët më kanë thënë se Themis insiston se është i pafajshëm për akuzat e vrasjes. Avokatët shqiptarë po ndjekin dosjen”, tha avokati grek.
Grupi i përbërë nga 5 persona njeri prej të cilëve i shpallur ne kërkim u arrestuan dy dite me pare, ndërsa ne shtëpinë e cila konsiderohet nga policia si baza e tyre u gjet një arsenal armësh mes tyre snajpera, tritol dhe lëndë narkotike.
a.s/dita

TE KALBET NE BURG!DENIMI MAKSIMAL BURG TE PERJETSHEM!