Bast personal i Xhafës? Një “nxënës” i shkollës turke në krye të Policisë

editor

Nuk ishte suprizë emërimi në krye të policisë së Shtetit i 46-vjeçarit, Ardi Veliu, i cili mbante postin e drejtorit të  Policisë së Tiranës. Një propozim i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa dhe i miratuar nga kryeministri Rama.

Ajo që bie në sy është formimi profesional i Veliut. Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 ai u kualifikua  në Akademinë e Policisë në Ankara  të Turqisë për të shërbyer më pas në disa detyra, ku karrierën drejtuese e nisi si shef i policisë së Memaliajt.

Veliu nuk e ka fshehur se e ka synuar këtë post dhe mesa duket rikthimi i Gatmir Xhafajt në krye të ministrisë së Brendshme ka çuar ujë në këtë drejtim. “Çdo oficer policie e ëndërron këtë detyrë dhe nuk dua ta fsheh, e kam menduar dhe unë”- theksoi Veliu në ceremoninë e marrjes së detyrës.

Portali Lapsi citon një drejtues policie që thekson pikërisht si veçori të Veliut, atë të shkollimit në akademinë turke.

“Turqia i specializon më shumë në aspektin e organizimit ushtarak, përfshirë edhe mënyrën e qëndrimit, qoftë edhe nga ana estetike. Këto të Turqisë ne i quajmë “Kambale”, si këpucët që veshin ushtarakët. Profesionalisht ka mungesë eksperience në hetimin e krimit, në aspektin e gjurmimit dhe informimit, pikërisht ato që të japin mundësinë të “shkëlqesh” nëse arrin sukses. Por gjithsesi është një menaxhues i mirë. Deri tani, në polici rezulton të jetë një njeri i pastër”-thekson efektivi në kushte anonimati.

Ish kryeministri Sali Berisha e paralajmëroi zgjedhjen e Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit disa ditë më parë, por duke thënë se kryepolici është në depresion për shkak të vjedhjes së 550 mijë eurove në shtëpinë e tij në Vlorë.

Gjatë përmbytjeve të fundit në Tiranë, Veliu u shfaq në krah të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa duke raportuar dhe mbajtur shënim çdo ankesë dhe çdo porosi. Për menaxhimin dhe gatishmërinë e policisë së Tiranës asokohe nuk munguan ankesat e qytetarëve.

Përgjegjësia që i ngarkohet 46 vjeçarit nga Delvina është shumë herë më e madhe dhe po ashtu një bast me shumë risk i ministrit Xhafaj – shkruan portal Respublica.

b.m. / dita

 

Share This Article
5 Comments
  • Ky o gazetar nuk eshte “nje nxenes i shkolles turke”, siç broçkullit gazetari, por nxenes i shkolles me te lavdishme shqiptare, me patriotike shqiptare, i shkolles ushtarake SKENDERBEJ. I uroj tere te mirat Drejtorit te Ri.

  • mesa kuptoj une, ka mbaruar shkollen e mesme ushtarake “Skenderbej”, ne ’87-’91. Behet fjala per maturen e fundit, nese i bie qe shkolla “Skenderbej” u shkri ne ’91. Pastaj ka hyre ne akademine ushtarake, qe mori emrin “Skenderbej” edhe ajo. Do kete hyre nje vit me i madh ne shkolle, se i takonte sipas moshes matura ’86-’90, keshtu meson matematika. Ka te ngjare qe do kete qene ne Kembesori, se prej andej shkoi ne akademine e Rendit, pak a shume si Lefteri i Maliqit, edhe ai i hyre nje vit me i madh ne shkolle dhe ne klase paralele me Veliun, perseri sipas matematikes. Rrezik furnizuesi diqital i Saliut te jete kesaj rradhe Lefteri i Maliqit, se keta kane bere te njejten rruge ne te njejten kohe dhe ne te njejtat rrethana, jane te dy beksa te ’87-’91 dhe njesoj te dy kane kaluar nga akademia ushtarake ne akademine e Rendit, nuk e di se qysh behej kjo dhe si ishte e mundur?! Por eshte bere dhe rendom behej fjale per grupin e ri qe po formohej nga e djathta qe erdhi ne pushtet ne ’92. Meqe ne Shqiperi gjithshka eshte politike, ka te ngjare qe behet fjale per influence politike te djathte. Jane shume pak dege specialiteti qe akademia e Rendit nuk i zhvillonte dhe kur duhej ne organike kjo mbulohej nga oficere te ushtrise, kjo ishte praktika e njohur, por Kembsoria, artilerite, etj, nuk benin pjese ne keto specialitete “dual use”. Pastaj, ne ate periudhe u derguan disa studente ne akademine turke, shef shtabi ishte Sheme Kosova nga Lapardhaja e Lefterit, pd-ist pa tesere. Me thene te drejten, me behet qejfi dhe gezohem qe nje ish-beks mbulon nje detyre kaq delikate, se beksat jane pergjithesisht njerez te sakrifices. Problemi qe dua te ngacmoj eshte tjeter, eshte influenca politike. Nje tjeter ish-beks ishte para ca muajsh minister Rendi, Tan Demiri, por edhe ky i influencuar nga e djathta. Teknikisht jane ushtarake pa parti, pa tesere partie, por praktikisht dihet se kujt krahu politik i sherbejne dhe doemos kjo influencon ne punen e tyre, sado Tan Demiri ka qene shume sistematik e shume punetor, ato dhjetera universitetet e mevonshme jane medalje ne plan te dyte… Kur shkuan studentet e pare ne Turqi, per dy vitet e para benin vetem rreshtore. Sipas atyre qe ata thoshin, ato qe mesonin ne akademi ne i kishim bere ne shkollen e mesme. Dua te them se perveç qyfyreve qe tregohen per shkollat ushtarake, lendet dhe mesimdhenia ishin te nje niveli cilesor, fjala vjen,ne dy vitet e para dega ime kishte te njejtat lende qe beheshin ne inxhinierine mekanike ne UT dhe pedagoge kishim po te tille qe jepnin lendet dhe atje. Imagjinoni radiollokacionin, qe ishte fund e krye elektronike, ekonomia dhe financa ne Prapavije, ata per tanke, per transportet me inxhinieri mekanike, armatimi po ashtu, lidhur edhe me industrine ushtarake, xhenjo qe kishte te bente me inxhinierine e ndertimit, Kimia, etj. Me kete dua te rrezoj mitin e bordurave dhe kafeneve qe i simbolizon ushtaraket si mekanizma te rreshtit dhe gavetes, qe dikur qendron, por jo me pergjithesime, nje pjese studjonin dhe ishin e jane te afte te mbulojne detyra te rendesishme. Veçse duhet te luftojne sa me shume per te mbrojtur integritetin e tyre, larg influencave dhe detyrimeve politike, qe jane bere tradite ne emerime, ç’emerime, zgjedhje e perzgjedhje e ku ta di une. Suksese drejtorit te ri, do kete te beje me kakofonine e saliberishes, nje motiv i forte per te punuar sa me drejt dhe sa me perkushtueshem.

  • Kam neveri,per ata qe paragjykojne,vecanerisht kur dhe une vet per momentin,mund te jem nje nga ata.
    Nuk me ka dale e pa bazuar,pothuaj ne mbi 90 % te rasteve,frenologjia(ne baze te fytyres,te gjykosh mbi permbajtjen e trurit te personit).
    Mendoj qe pozicioni i drejtorit te policise,duhet te mbulohet,jo vetem nga nje ushtarak i devotshem,por dhe inteligjencen e vecante,per te perzgjedhur dhe zbuluar.
    Duke e pare z.Veliu,nga shprehja e fytyres,mendoj se permbush me se miri,kushtin e pare,por ndjej qe eshte larg te dytit.
    Druaj qe Xhafes,i duhet,nje ushtarak i bindur,per te mbajtur gjithe timonin vet,pa menduar shume per pasojat,qe rrjedhin prej saj.

    • Nuk na vjen e keqja nga profesionistet.

      Ishte Edrama, me prostituten e drejtesise qe

      i hoqen nga duart drejtesise nje te pandehur, per ta

      “evakuuar” ne Itali.

      Litari eshte haka per kriminelet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *