Shembet ura në Fushë-Krujë, 7 fshatara të izoluar

Leda Hysa

Ura e ndërtuar në vitin 2009 dhe që shërbente si dalje drejt rrugës kryesore për 7 fshatrat e Fushë – Krujës, është kthyer tashmë në kërcënim për zonën.

E vetmja mundësi që kanë tashmë banorët për të kaluar nga njëri fshat në tjetrin është të ecin mbi baltën e lënë pas nga shirat, e për ata më guximtarët mbi urën që rrezikon të shembet nga moment në moment.

Mbeturinat që ka sjellë vërshimi i lumit, të ndihmuara edhe nga ura e rrëzuar janë kthyer në pritë për rrjedhën e ujit, e si pasojë sjellin kërcënim për një përmbytje tjetër, nga shirat që priten të fillojnë në mesjavë.

Forcën shkatërruese të ujit, një familje e ka parë me sy teksa i ka rrëmbyer edhe portën kryesore të shtëpisë. Krahas kushteve të vështira, një problem i shtuar për ta është edhe mungesa e ujit të pijshëm pasi puset janë mbushur me ujin e ndotur të lumit.

Përveç pasojave të dukshme, një frikë më vete për banorët e fshatrave është tashmë gllabërimi i shtratit të lumit nga ujërat e rrëmbyer duke krijuar më tepër mundësi që përmbytja e radhës të ketë pasoja edhe më të rënda për familjet aty pranë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *