Ndahet nga jeta mjekja dhe pedagogia e njohur

Ornela

Është ndarë nga jeta Luzhiana Abazi, një mjeke e njohur në kryeqytet.

Ajo ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, ndërsa më herët ka qenë dhe kryetare në një nga minibashkitë e Tiranës.

Po ashtu për pesë vite me radhë Abazi ka qenë pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë. Abazi ka qenë pjesë e Kryesisë së LSI-së dhe një nder themelueset e kësaj partie.

Lajmin e ka konfirmuar një tjetër aktiviste e LSI-së, Elona Guri. Mes dhimbjes ajo shkruan se ‘’Lala’’ e ka humbur betejën e saj, edhe pse të gjithë besonin se ajo do t’ia dilte.

Luzhiana o engjëll i bukur, unë besoja që ti do ia dilje se ishe e fortë! Ty të donte Zoti pranë vetes se ishe shumë e vecante dhe me e mira për gjithë ne!

Je bërë kaq e bukur dhe dukesh kaq e qetë tani pas atyre dhimbjeve të tmerrshme që përjetove! Të dua shumë o Lala jone ! Do të mbajë gjithmonë në zemër me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde. Sherbe ashtu siç di vetem ti, me energjite e tua ne parajse o Engjell!”, shkruan Guri.

Luzhiana Abazi lindi në qytetin e Durrësit, më 19 Maj 1971.

Në vitin 1994, u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.

Abazi ka kryer një sere specializimeshdhe trajnimesh.

Gjatë periudhës 1996-1998  ajo ka kryer një specializim për mjekun e familjes. Me 1999 – 2000 përfundoi me sukses Master-in për “Menaxhimin e shërbimit shëndetësor parësor”, Instituti superior “Della Sanita” në Romë.

Në periudhën 2000 – 2002 ka qenë Drejtore pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal.

Znj. Abazi ka qenë pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë për rreth 5-vjet, në vitet 2002 -2007.

Në periudhën 2007-2011 është zgjedhur kryetare e njësisë bashkiake nr.6 Tiranë.  Në 2011-2013 ka qenë drejtore e “Drejtorisë nr. 2 të Punëtoreve të Qytetit’, Bashkia Tirane.

Nga 2014-2016 Abazi ka ushtruar detyrën si drejtore e Shërbimit Spitalor pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH)

Nga 2016 e në vazhdim ka qenë drejtore e “Drejtorisë Rajonale të Fondit Tiranë”.

o.j/dita

Share This Article