Pesë ish-të përndjekur politikë janë shoqëruar sot në polici, pak minuta para se të nisnin një protestë para Parlamentit. Sipas informacioneve, ish-të përndjekurit kishin planifikuar një protestë paqësore për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, ndërkohë që në Kuvend pritet të diskutohet sot projekt-buxheti i vitit 2013.
Disa punonjës të policisë së Tiranës i kanë shoqëruar pesë ish-të përndjekurit në komisariatin nr 3., pikërisht në momentin kur ata po drejtoheshin për tek Kuvendi. Mes të shoqëruarve është ndodhet edhe ish-koordinatori i grevës së urisë, Skënder Tufa dhe Agim Kollçaku.
Me shoqërimin e tyre në komisariat, policia ka dashur të shmangë incidente të tilla si ato të disa javëve më parë, kur makina e kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit u qëlluan me vezë e miell.
