Kolegji Zgjedhor shtyn për nesër ankimimin e LSI për Kukësin

anazapta

Kolegji Zgjedhor shtyn për ditën e nesërme, vendimin për ankimin që LSI bëri për rezultatin në qarkun e Kukësit, ku kjo forcë politike pretendon se i është marrë padrejtësisht një mandat deputeti të fituar nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. Në mbledhjen që do të zhvillohet në orën 16:00, trupa do të njihet me materialin ankimor të paraqitur nga LSI-ja.

LSI pretendon se ka prova që nxjerrin në pah numërimin e gabuar të votave në kutitë e qarkut Kukës, ku diferenca me kandidatin e PD-së është vetëm 15 vota. Fillimisht u fol për një ndarje mandatesh dy me dy mes koalicionit të djathtë dhe atij të majtë, por më pas KQZ korrigjoi tabelat, duke e ndryshuar rezultatin 3:1 në favor të PD-së.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *