Ka nisur votimi në Asamblenë e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku do të zgjidhet presidenti i ri i institucionit të futbollit dhe Komiteti Ekzekutiv.
I pari që votoi ishte Ardian Takaj i Skënderbeut, i ndjekur nga Sinan Idrizi i Flamurtarit.
Mësohet se presidentët do të votojnë në radhë sipas renditjes aktuale të Superiores.
Për postin e Presidentit garojnë kreu aktual i FSHF-së Armand Duka, i rivalizuar nga Bashkimi Fino, ndërkohë që në garë është edhe një kandidat i tretë Shpëtim Hala.
l.h/ dita
