Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar strategjinë e re të Bashkimit Evropian për integrimin e Ballkanit Perëndimor, që është publikuar një ditë më parë.
Presidenti Thaçi ka kritikuar strategjinë e BE, duke e cilësuar atë të dështuar dhe BE-në të paaftë për të ofruar qartësi mbi anëtarësimin e Kosovës.
Postimi i Hashim Thaçit:
Komisioni Evropian publikoi dje strategjinë e re për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Këtë strategji e vlerësoj si një përpjekje të BE-së për të rritur përkushtimin dhe nxitur reformat e shteteve të rajonit për anëtarësim në BE.
Prandaj, e mirëpres hartimin e këtij dokumenti strategjik, i cili e trajton Kosovën si pjesë integrale të planeve për zgjerim të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, për arsye të njohura politike, fatkeqësisht, ky dokument nuk ka arritur të paraqes një perspektivë të anëtarësimit gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjitha vendet e rajonit. Në veçanti, kjo strategji ka dështuar të ofrojë qartësi për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Kjo qasje jo e drejtë ndaj Kosovës është pasojë e mosnjohjes nga pesë shtete anëtare të BE-së, respektivisht e paaftësisë së BE-së për një qëndrim unik për Kosovën. Por, Kosova nuk do të zhytet në dëshpërim.
Ne duhet ta shfrytëzojmë potencialin e plotë të kësaj strategjie për të avancuar pozicionin tonë në rrugën drejt anëtarësimit, për zbatimin e reformave të nevojshme evropiane dhe për të përmbyllur procesin e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Kosova urgjentisht duhet të tejkalojë gjendjen e izolimit, duke ratifikuar marrëveshjen për vijën kufitare me Malin e Zi, e cila sjell edhe heqjen e vizave për qytetarët tanë nga BE-ja. Pastaj, na mbetet që të punojmë çdo ditë me përkushtim për të mënjanuar çdo barrierë politike, në mënyrë që të realizojmë aspiratën tonë për integrime euroatlantike. HTH
o.j/dita

“Deshtoi BE-ja” – thote Thaçi. Domethene Thaçi e shkriu BE-ne, kete organizem vital europian. Sa te varfer e kemi kulturen politike ne shqiptaret!
Shkodra!
Nuk asht problemi qe e shkriu BE Thaçi.
Por asht e drejte e Kosoves te merret parasysh integrimi drejt BE.Shuaraja e mosmarrveshjeve,konfliokteve ndermjet Serbis dhe Kosovos drejte nji marveshje te piresjellet duhet automatikisht te pranohet dhe Kosova nese pranohet Serbia.
Te vertetat duhen thene hapur,
ndryshe mashtron veten
Po si mund te krahasohet Kosova me shtetit e tjerat kandidate kur ajo sapo feston 10 vjetorin e pamvartsise edhe me par ne Jugosllavi nuk ka qene Republike!!!!
Arrin me shum ai qe e ka llapen me te Gjati!!
Cohni shqiptar e ngreni zonin!!
Be deshtoi!!
Te behet gati Demarkacioni!
po mire o legen burre ,kur paska deshtuar Evropa carleshin duhette besh gati ti per te vajtur ne deshtim?
O burra leshoni territor dhe toka. Keshtu thote Thaci. E gjen preteksin per shitje te Kosoves.
Edhe sikur tere Kosoven ta japesh o Thac Evropa nuk te qas edhe 100 vjet te tjera.
Jeni plera te ndyre qe shisni vendin me parullen per Evropen.
Kjo historia e demarkacionit eshte nje histori teresisht e pakuptimte. Cfare lidhje ka vendosja e kufijve me Malin e Zi (qe as nuk eshte ne BE) me udhetimin pa viza? Kosova as me Serbine nuk ka marreveshje kufijsh dhe perseri seshte problem. Ne rastin e Shqiperise eshte logjike, sepse Greqia eshte anetare e BE dhe Shengen, por asnje nga vendet kufitare te Kosoves nuk eshte ne BE… Kosova as me Shqiperine nuk ka marreveshje kufiri. Kujt i duhet kjo? Me shume se sa aresye e vertete, ky i BE eshte nje justifikim idiot…
Ckuptim ka krahasimi me Greqine o Realist?
Qe dhe ne ti falim grekut per te na dhene anetaresimin?
Cdo me thene kjo?
Evropa nuk eshte domosdoshmeri per eksiztencen e Shqiptareve.
Shteti shqiptar ndalon se ekzistuari po u var nga kushtet per dhenie territori.
Kthehet koloni dhe jo shtet.
Apo doni te perseritet historia came me jugun?
Mendesi e papranueshme.
Maqedonia eshte ku e eku me e stabilizuar se ne ne raportet me Greqine, dhe kush Maqedonia po ja mbledh greqise.
Komplet dakort me A me poshte..
Neve kemi rene me keq nga romet qe bredhin dere me dere e nuk kane shtet.
Ceshte kjo. hajt te shkrijme shtetin qe te vemi ne Evrope.
Jo justifikim idiot por teper absurd.
Ne evrope vehet duke zvogeluar deficitin tregetar me Serbine, si shqiperia si kosova.
Te mos flasim me per plaget e korrupionit dhe krimit ekonomik,
Ato mbajne peng zhvillimin, por jo mardheniet e bisneseve dhe investimeve nderkombetare.
Sa turq e serbe ka mbledhur politika shqiptare ne Shqiperi e KOsove?
Pa limit.,,dhe me keta kerkon te veje ne Evrope, ne kuadrin e Unionit Ballkanik..kujto mareveshja e Triestes.
Dhe kesaj Evrope i thoni?
Qe KOSOVES ti hiqen vizat duhet te fali 82 km2 territor MALIT te ZI.
Qe te votoje GREQIA pro hyrjes se SHQIPERISE ne BE duhet te fali 355 km2 ujra territorial ne Detin Jon. Jeni ne metro, apo ju ka lavit truri.
E kuptoni se ku jeni, ne nje kohe qe Republika e San Marinos ne Itali, shtet i pavarur, ka siperfaqe territoriale 62 km2 me mbi 33000 banore.
Shtetet nuk falin deri per emra vendesh dhe shtetesh e jo me per falje territoresh. Si rasti i GHreqise me Maqedonine.
Ky milet jemi dhe keto fare politikanesh kemi.
Shteti i MALIT te ZI ka filluar fillesat e tij me 1500 km2 dhe ja ku eshte sot 13800 km2, sepse gjithmone ka marre, kurse ne gjithmone kemi dhene.
Prandaj jemi nder shtetet e rradha ne bote te rrethuar jashte kufirit shteteror dhe zyrtar vetem me bashkekombasit tane. Tung.
Klasa politike kosovare duhet te aplikoje shkembim territoresh me Serbine dhe te bashkohet me Shqiperine. Kaq. Ktu nuk eshte vendi te bejme analiza me te thella shkencore.