Nga Astrit Patozi
E kam ditur se do të fitonte Armando Duka, që ditën e parë kur u hap gara për FSHF-në, por nuk desha ta flas dhe bëra mirë.
Jo se jam profet, as se e njoh me mirë se të tjerët botën e futbollit shqiptar. Por se e di ndoshta pak më mirë se të tjerët që në Shqipëri nuk ka institucione, por vetëm kompani të mëdha apo të vogla biznesi.
Duke filluar nga qeveria, opozita, partitë politike, universitetet, akademitë, media, shoqatat dhe padyshim edhe Federata e Futbollit nuk ka pse bën përjashtim.
Dhe si të tilla ato funksionojnë pak a shumë përmes ligjësive të ngjashme. Ku pronari apo aksioneri kryesor ka vetëm dy mundësi që të largohet, ose të lodhet e të ikë vetë, ose, larg qoftë, të vdesë.
Ndaj edhe Bashkim Fino, më shumë se kushdo tjetër, nuk duhet të çuditet sot pse humbi. Sepse, një gjë që nuk e kërkon në partinë apo qeverinë e vet, nuk ka si ta gjejë tek “shtëpia” e tjetrit.
Edhe Armando Duka, i cili sot po akuzohet si uzurpator e plot etiketime të tjera, nuk ka asnjë arsye për të qenë shenjt, sa kohë që sheh se çfarë bëhet rrotull tij. Duke filluar nga më të mëdhenjtë e vendit, i pari fare, që nuk bën zgjedhje fare në partinë e vet, ndërsa i dyti, që vjedh edhe votat e shtëpisë së tij.
Sepse në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje, por vetëm votime, dhe sa kohë që kjo flamë do të vazhdojë, këtu nuk do të ketë institucione, por vetëm kompani private me një pronar të vetëm.
Kjo vlen për zgjedhjet politike dhe për zgjedhjet lokale, për ato të partive, por edhe ato në Akademi, universitete dhe shoqata, madje edhe për administratorin e pallatit, po u bë me votim.
Ndaj edhe do i ftoja modestisht të gjithë kritikët e Armando Dukës, që nëse e kanë seriozisht betejën e tyre dhe në shërbim të publikut, të mos harxhojnë kaq shumë energji me Federatën Shqiptare të Futbollit, por t’i drejtojnë prozhektorët e tyre aty ku janë rrënjët e së keqes.
Tek politika, si biznesi më fitimprurës dhe pastaj sigurisht ka vend edhe për federata, shoqata e kështu me radhë…
a.s/dita

Shteti duhet te heqe dore nga financimi i ish-kryesise se Akademise se Shkencave, me emer te rreme:”Akademia e Shkencave”, ku punojne 6 titullare dhe 26 sherbetore te titullareve; te prese financimin e te gjitha federatave te sportit dhe teatrove e operave, pasi duhet t’i nenshtrohen privatizimit dhe konkurimit, sic funksionon ne te gjithe boten demokratike.
Finua e di mire kete por desh te rembente nje biznes dhe te dilte i pavarur
Po kush e ka krijuar kete situate ne Shqiperi o Patoz? Kryesisht partia e jote PD dhe partia klientaliste LSI. Jeni te korruptuar deri me qelize dhe tani hiqeni si te moralshem. Presidentet duhet te zgjidhen deri be dy mandate per te eliminuar tarefet, por asnjeri nga ju nuk kembengul qe ta beje se ju preken interesat.
O Paros ,pa na trego o trim i PD ,ku i gjete leket qe ke bere vile ne Gjirin e LALZIT .,se dihet pa diskutim , qe te gjithe ju ,te PD e Lesh e lise i keni bere ne toke te vjedhur . Rri per koken tende o Patos .
Kam qene kritik i juaji , por kete here nuk i heq asnje presje asaj qe thoni ju.
Ju kujtohet filmi Duel i heshtur.Ku kapteri i thot ushtarit.KOMISARI ISHTE LOJA.Edhe Fino ishte loja.Duken e takoh Rama ashtu sic takoj Berisha Meten dy dite para te thirrej ne prokorori per skandalin e vidios.Pse edhe ket nuk e kuptoni o popull qe nuk gjinden popuj te tjer sic jemi ne Trashigimtar te vuajtjes e i durimit.Nuk e ka then kot poeti yne.Cili popull duroj turkun sa na.Cili popull duroj komunizmin sa ne.Do ishte ala turku po te mos e shkatrrone Rusia.Edhe pse na la shum mbeturina ktu.Komunizmu iku i fundit ne Europ edhe pse ala i kemi po nje emer tjeter.Nese doni te jeni si Europa duhet te jemi si ata e jo si aziaik.