Kush është pronari i servisit që u plagos në Elbasan, lidhja e tij me fisin Çapja

DITA Online

 

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen “Fushë Mbret”.

‘BalkanWeb’ mëson se i plagosuri, Raif Çaushllari, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet e ditur se 23-vjeçari është plagosur në krah, ndërsa ai rezulton se është pronar i një motoservisi të vogël.

Çaushllari njihet si mik i fisit Çapja, emra të njohur për policinë e Elbasanit dhe jo vetëm, pas përplasjeve të shumta, që kanë çuar edhe në viktima.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa thuhet se vëllai i tij është me precedentë penale.

Ndërkohë, sapo u sinjalizuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin ku ndodhi përplasja, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *