Rrëshqitje dherash, bllokohet rruga Kukës-Shishtavec

Ornela

Rruga Kukës-Shishtavec është bllokuar prej disa orësh nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa po punohet për hapjen e aksit.

Rrëshqitja e dheut dhe rënia e gurëve ka ardhur si pasojë e mungesës së skarpateve pa rrjeta mbrojtëse.

Masivi është i paqëndrueshëm dhe në çdo rast që ka reshje të dendura shiu dhe dëbore ka rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash.

Në qarkun e Kukësit gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore në male.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *