Gjermani iku po luften e la mbrapa…

anazapta

Kete shprehje e degjoja shpesh ne rinine time, kur si pasoje e ndonje granate apo bombe te mbetura gjate Luftes se Dyte Boterore shkaktonte vdekje te viktimave te pafajshem. Anologjia mund te jete pothuaj e plote edhe me ikjet e Saliut nga pushteti. Ai edhe kete ikjen e dyte po le prapa nje toke te djegur…po le nje antishtet…nje administrate te mbushur me “salinjer” qe vetem mendojne si te rrjepin qytetaret… po le mbrapa qindra familje te ngujuara pjestaret e te cilave presin te vdesin nga plumbat e mungeses se ligjit… po le mbrapa mijera konflikte te krijuara nga përdorimi politik i drejtësisë dhe nga menyra me te cilen qeveria vendosi te vjedhe Shqiperine per te pasuruar xenërit, argitat dhe sekserët e shumtë të pushtetit. Dëmet e ikjes së Saliut jane me afatgjata se ato te Luftes se Dyte Boterore. Fakti qe nuk ka te dhena statistikore ka sherbyer per te mos na evidentuar si nje nga shtetet me idiotë ne bote.

Tashme populli shpreson se hoqi nga koka e tij morrin me te madh, por morrat qe kane mbushur administraten bejne kerdine nëse lihen aty. Une do te ndalem ne nje fenomen qe qeveria e re mund te filloi ta rregulloj qe tani duke patur ende neper kembe “morrin e madh”…Ështe fjala per gabimet drejteshkrimore te qytetareve neper regjistrat

e ndryshem duke filluar nga ato te gjendjeve civile,zyrave te regjistrimit te pasurive…patentave..me sa me kujtohet mire ne keto te fundit ka patur mbi tridhjete mije gabime drejteshkrimore. Te tilla gjera kane ndodhur per arsye se administrata eshte mbushur me injorante te dale nga “shkollat e plepave” apo “te pyjeve” te tjera te qeverise..kane ndodhur edhe prej qellimit te mbrapsht te nepunesve qe duke lejuar keto

gabime per ti ndrequr me pas i kane rjepur apo po i rjepin qytetaret duke u kerkuar bakshishe. Une propozoj qe Qeveria e re qe tani mund tu dergoje ultimatum nepunesve te cilet kane krijuar situate te tille qe brenda muajit gusht 2013 ti ndreqin keto ose te leshojne zyrat. Ata e njohin friken dhe jam i bindur qe do te reagojne. Qytetaret ne muajin gusht mund te denoncojne per keto raste qe administrata u ka krijuar probleme. Vetem keshtu mund te dizifektohen morrat e administrates se Saliut.

 

Me respekt: Mark Çuni

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *