A do ndërtohen HEC-e në kanionet e Skraparit? Kryeministri Edi Rama në një reagim në Facebook garanton se kanionet nuk do preken.
Sipas kreut të qeverisë, procedura e lejeve të dhëna nga qeveria e mëparshme ishte një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara.
Kreu i qeverisë paralajmëroi se do ndërmerren hapa ligjore për individët të cilët kanë dhënë leje.
POSTIMI I PLOTE:
KANIONET E SKRAPARIT NUK PREKEN – Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore. E cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet?
Falenderoj qytetarët që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë?
Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar?
Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut?
o.j/dita

Ja c’far don te thote te jetosh me shqetesimet e popullit.Patjeter qe duhet te vihen para pergjegjesise ata qe kane leshuar “..leje pacavure..”
Po he pra, kush i paska leshuar ato leje?
Burgun manipulatoreve te mjedist. Jemi te etur per te mare ndershikin e merituar te gjithe ata qe e kane shkaterruar natyren dhe pasurine e popullit per 25 vite.
Ne burg plehrat qe e rropen Shqiperine dhe Shqiptaret per 25 vjet.
EDI RAMA KARAGJOZ SI ME DEPOZITIMIN E ARMEVE KIMIKE TE ASADIT
Sapo e shikon shoqerine civile te kundershtoje me force menjehere ZBYTHET duke i futur marshin indietro makines te korrupsionit pushtetar si nje frikacak i vertete.
PO KESHTU BERI EDHE ME PLEHRAT QE DO TE IMPORTONTE NGA MAFIA SICILIANE E ITALISE.
Tani del dhe deklaron ai vete si ministri i tij Klosi se DIKUSH ka fabrikuar dhe manipuluar koordinatat, po cilat koordinata qe jane ne dokumentat e shtetit nuk e thote, pastaj si keshtu jepen lejet e ndertimit per HEC-e idiote mbi perrenj te thate vetem me koordinata dallkauke qe mund te fallsifikohen dhe manipulohen lehtesisht nga persona qe jane ashiqare sekseret e qeverise dhe Edi Rames me Kloset e tij ministrat e papergjegjshem, kukulla te Rilindjes Enveriste qe dalin dhe deklarojne si enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes:
UNE PER VETE NUK DI GJE. TEGJITHA I KA BERE MAFIA ME KOKE TE VET.
Po cfare shteti dhe kryeministri karagjoz eshte ky more?
Ku ka baderdi dhe vjedhje eshte LSI.
Kerkojani Lefter Kokes lejen mjedisore
Po Kryeministri Edi Rama, si Krieminister i Lefter Kokes ku ishte?
apo:
Si Enveri nuk dinte gje fare se te gjitha te LIGAT i kishte bere Mehmeti me koke te vet.
Cojini pergjegjesit ne gjyq dhe e keni bere detyren
Me vjen mire qe u pezullua nje leje qe z.Rama e quan te dyshimte. Te ndiqet rruga ligjore per abuzuesit. Rendesi ka qe nuk do te prishen ato relike unike.
Po pse nuk u veprua keshtu edhe me HC e Valbones ?
Edhe atje ka probleme te tilla. Kushedi nuk eshte vone qe te pengohen edhe ato.
Shyqyr që s’e ka lexuar akoma Brizida Gjikondi thuaj, se do i ishte dukur vetja tamam si Liza në botën e çudirave”…
[ http://www.tiranaobserver.al/aktivistja-i-pervishet-rames-per-hec-in-boll-me-demagogji-mjaft-bere-si-liza-ne-boten-e-cudirave/ ]
Bravo kryeminister.Keshtu i sherbehet te gjithe krahines qe pershkm kanjoni njikohesisht dhe gjithe Shqiperise.
Si me armet kimike,
I Ben vete dhe del si shpetimtar i Shqiptareve nga vetja
Ministri ka faj, kurse Kryeministri, ne kete rast EDI RAMA nuk din gje, eshte ne autobuz.
EDI RAMA nuk eshte asgje me shume nje skuth, nje karagjoz, hudh gurin dhe mshef doren, nje maskara qe gjithçka e ben mshehur, mbrapa kraheve, por tani i ka dalur boja si nje mashtrues dhe demagog. Eshte nje person i profilit te ulet dhe ordiner.
Sikur te mos behej problem ky gomari kryeminister do ta aprovonte!
Qe shpetuan kanionet eshte lajm i mire.
POR ne duam edhe lajmin qe NUK do te paguajme nga xhepat tane prishjen e kontrates me firmen fituese te koncensionit.
Kete gje Rama dhe Klosi nuk e kane thene akoma.