Në vijim të operacionit të koduar “POROSIA” dhe në vazhdimësi të hetimeve lidhur me grupin kriminal të tritolit në Elbasan, ka rënë sot në prangat e policisë Erges Lipo, 30 vjeç, banues në Pogradec.
Ndalimi i tij u bë pasi shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, e municionit dhe lëndëve eksplozive, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 278/6 dhe 25 të Kodit Penal.
Arrestimi i tij vjen një ditë pasi policia shkatërroi një grup kriminal ku u arrestuan pesë persona dhe u sekuestruan 82 kallëpe tritoli. Operacioni erdhi pas tre muajsh hetime ndaj personave të akuzuar si anëtarë të bandës kriminale.
Dje u arrestuan Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Edmond Abazi, Gazmor Kokla.
o.j/dita
