Banalistit Lubonja

editor

Jam në Strugë. Dhe gjëja e parë qe kujtova pasi shkrimin tënd lexova, ishte viti 1999. Teksa në Kosovë Ramush Haradinaj po udhëhiqte luftën në një zonë, dhjetra mijëra shqiptarë nga Kosova (tanimë disa me vetdëshirë vetquhen Kosovarë), pushonin në brigjet e liqenit të Ohrit. Dhe teksa rreziteshin dhe ziheshin se kush ka marrë më shumë ngjyrë, kur ktheheshin nga plazhet, dëgjonin në shtëpitë e mikpritësve, lajmet për tragjedinë që po ndodhte në Kosovë. Aq shumë vuanin nga lajmet që konsumonin, sa që rendnin me ngut për në plazh. Nje pjese syresh, ishin për herë të parë me pushime. Pjesa tjetër e shqiptarëve, madje s’donin as të identifikoheshin me qenësinë e tyre, kështu që pushonin dhe argëtoheshin me sllavo maqedonasit në Ohër, se u mungonte gjuha sllave, të cilën e njihnin fare mirë për të dëgjuar se ç’urdhër duhet zbatuar.

Kur lufta perfundoi, ne – pushuesit, u kthyem në vendin tonë të çliruar, të festonim lirinë dhe duke kërkuar respekt dhe pushtet…

***

Askush nuk i urren shqiptarët më shumë se shqiptari vetë.

Të kam ndjekur kryesisht tek Opinion-i i gazetarit mediokër Fevziu. Aty ku kryesisht mblidhen mediokritetet dhe kuvendojnë. Aty ku më shumë vleresohen defektet se cilesitë…Aty ku metastazon marria…

Dhe ti s’përbën asnjë përjashtim, analizon çdo ndodhi, cdo fenomen, nga kënveshtrimi yt “superior”. Madje ti i lejon vetes të analizosh e gjykosh çdo gjë dhe çdo kë…Dhe kjo të bën pjestar të shquar të mediokritetit. Të bën prijës.

Dhe kur (në këto ditë pa Opinion) ke mbetur pa vemendje, fillon të trajtosh heronjtë, që ti nuk i njeh fare. Për ç’gjë, duhet të kesh turp. Por soji yt (cosmopolitan me pagesë), që veproni – MADE FOR EXPORT, ka kohë qe jeni kastruar nga morali dhe keni krijuar imunitet nga përgjegjësitë. Ju jeni të preokupuar me pershtypjet që do lini me vardisjen tuaj tek të huajt. Që të arrini të ushqeni egot tuaja me ndonjë privilegj. Të kuroni komplekset tuaja të pakurueshme. Ju jeni një turp i kombit. Ju jeni të perdalet e kombit. Ky soj i juaji është për t’u qarë me vajtojca.

Ti ke pasur hapsirën e mjaftueshme si askush tjetër të shkruash tek mediumet vendore atë që ke thënë tek një gazetë e huaj koti. Por jo rastësisht ke këtë personazh për temë trajtimi, që të arrish të koleksionosh ca mendime pozitive tek të huajt, të cilët, me beso, s’çajnë kokën as për ty as për sojin tënd. Ata ju shfrytezojnë por nuk ju respektojnë. Ata s’respektojnë askënd që mohon kombin e vet. Se e dinë qe ju do bënit të njëjtën gjë dhe për ata.

Prandaj, s’arrij të kuptoj inferioritetin tënd në raport me të huajt dhe “superioritetin” tënd në raport me shqiptarët. S’arrij të kuptoj vardisjen tënde ndaj të huajve ashtu siç s’arrij të kuptoj nevojën tënde për autoritet ndër shqiptarë.

***

Nuk dua të marr rolin e zëdhënësit të Z. Haradinaj e as të historianit që të të dëftoj për punën e kontributin e Z. Haradinaj. Por si qytetar do të marr barrën e përgjegjësisë të mbroj të vërtetën. Ti i bën padrejtësi të madhe të vërtetës. Ti i bën një padrejtësi të madhe veprës së Ramush Haradinajt dhe karakterit të tij.

Nëse dy herë, Tribunali Ndërkombëtarë i Hagës e shpall të pafajshëm Z. Haradinaj, përkundër ndihmës së pakursyer të Serbisë dhe aleatëve të saj, je ti ai që kërkon ta gjykosh. Se ti je aq i arritur (sa që në këtë rast merr dhe detyrën e prokurorit), sa që merr të drejtën dhe ta gjykosh, ta shpallësh fajtor pa fakte por me fjalë Z. Haradinaj, që u lirua nga të gjitha akuzat i pafajshëm. Këto fakte dëftojnë për – “cilësitë” tua. Dëftojnë për komplekset e tua të shumta që bashkëjetojnë brenda teje. Këtij soji të veçantë mediokriteti me pagesë.

Jam mëse i bindur që ti as nuk e njeh të shkuarën e as të tashmen e gjysmës së kombit tënd, as nuk e njeh dhunën e ushtruar ndaj gjysmës së kombit tënd nga serbi dhe shqiptari bashkë, as nuk e njeh Z. Haradinaj, as nuk e njeh vepren e tij. Ashtu siç nuk njeh asgjë përpos interesit tend vetanak.

Fillimisht, gjykoi mendimet e tua. Çlirimtari nuk mund të jetë asnjëherë – vrasës.

Ashtu siç ti asnjëherë s’ke për të më kuptuar mua e askën tjetër qe ka dashuri ndaj atdheut ashtu as unë s’kam për ta kuptuar lehtësinë tënde të papërballueshme të lajkatimit ndaj njerëzve me pushtet dhe të huajve. Prandaj nuk do të merresh kurrë seriozisht nga njerëzit që kanë mendim. Përfitimet materiale dhe ndonjë çmim, që burojnë nga të qenit i shitur intelektualisht kanë efektet e tyre anësore, përbuzjen e përçmimin kolektiv, ndërgjegjen e njollosur…

Dëshira për t’u shfaqur i ditur do t’të – torurojë… Moshën dhe dijen për të mbajtur fajësinë me vete kudo e përgjithmonë, e ke. Pra mbaje.

Share This Article
22 Comments
  • Kastrati!Je LODHUR kot,qe na LODHE edhe ne!Te duket se e ke mbrojtur Hajradinaj-n,por nuk ke hedhur poshte asnje nga akuzat e LUBONJES!Ta ofendosh tjetrin nuk do te thote se e ke mundur!Ti JE TREGUAR NJE KALEMXHI-VRASES I PAGUAR ,POR ME FIsheke te skaduar!HAJRADINAJ ESHTE VETEM NJE SHARLATAN DALLKAUK,QE Kerkon TE SUNDOJE NJE POPULL FONDAMENTALIST ISLAMIK!

  • Per Arben Kastratin-Se c’me kujton veren ne vitin 1993,kur Bukoshi plazhonte ne Golem te Kavajes,e zihej ndyresisht me djemte pishtare te demokrecise se Kavajes(ishin vetem 11 pishtare ate kohe)??Asokohe Lubonja ishte mbreti i “Koha Jone”.!!!Bukoshi apo Lubonja??!!-sigurisht Lubonja ishte me i mire per Kosoven se ishte ne lufte me armen e tij “penen”,ndersa Bukoshi nxihej ne diellin e Kavajes,kur perndiqeshin Adem Jashari-Thaci e luftetaret e lirise.Lexoni “RD”e saliut te asaj kohe dhe do me kuptoni me mire.Nje keshille z.Haradinaj…nese ke vrare shqiptare te bardhe apo te zinj,”spiune te serbit” pa gjyq-apo te saliut ben mire tu kerkosh ndjese familjeve te tyre-se ne lufte behen dhe gabime, e ti nuk je me i miri.Ben-se cme kujton nje Ben tjeter qe vrau barbarisht nje luftetar tjeter(Remzi Hoxha),djale Kosove qe si eshte gjendur akoma varri e autoret jane prijsa ne institucionet shqiptare?’Di gje ti?Lere Lubonjen ne lirine e mendimit te vet te cartur!!!Clirimtaret nuk mund te jene asnjehere vrases-thua ti??faleminderit qe me dhe te drejte te bej “hero”stalinin dhe enverin…IO Zot!!

  • .si mund te drejtohem ty une , o shoku ,o shqipe ,o burri,o plak,apo zotni gazetar ,ky shkrimi qe ke bere eshte ajer komplet dhe le shum per te deshiruar.dua te them vetem dicka ne lidhje me lirine ku ti thua qe e keni fituar lirine.lirine e vertet nuk e kemi fituar as ne shqiptaret dhe as ju kosovaret sepse te jesh i lire eshte gjeja me e cmuar ne kete jete.lirine e vertet ne shqiptaret dhe ju kosvaret do e fitojme kur te levizim lirshem ne gjitrhe planetin dhe askush mos te pengoje..nuk esht liria e njeriut flamuri apo himni .flamuri dhe himni perfaqsojne nji popull por nuk jane liria. fatos lubonja shpjegon se nuk duhet te kemi lider te perjetshem sepse ne liri ska lider te perjetshem.ka njerez qe kontribojne per popullin e tyre por jo te rrine ne karrige tere jeten.kjo eshte ideja zotni gazetar.dua te them dhe dicka shqipe ne lidhje me lirine .ne shqiptaret kemi vuajtur 45 vjet ne regjimin e enver hoxhes dhe 23 vjet ne regjimin e fatos nanos dhe sali berishes.pra 67 vjet nuk jemi te lire akoma., ju kosovaret si shpjegohet qe e keni pasur idhull dhe enver hoxhen dhe sali berishen?

    • Keta duhan vetem udheheqes Orientale,nuk ka rendesi se jan diktatore,apo “demokrate”!Nga nje ane gjithnje kam menduar per mos diskriminim,por nga ana tjeter Serbi apo Maqedoni paska pas te drejte?
      Raciste e ekstreme nacionaliste,mundet te gjesh vetem tek keta,ne Kosove e Maqedoni,bile kohet e fundit demostruan per udheheqsin Turk diktatorin Erdogan!
      Lubonja esht nje perle e mendimit te lire mor hajvan Struge!Ai nuk akuzon pjesen qe kerkon mosdiskriminim,por njerez qe kerkojn te hypin ne pushtet me duart te ndyra nga vjedhjet e abuzimet,qe ju i quani patriote!
      Lerini edhe bythen Haradinajt se paska mbrojt Kosoven nen komandaturen e tij!

  • Nje gazete serioze si Dita nuk duhet te botoje shkrime te ketyre pseudogazetare te mjere.Kastrati nuk ka intelektin e Lubonjes dhe nuk mund te jete me shqiptare se Lubonja.Kosovaret e kane harruar se kush i cliroje nga serbi duke trumbetuar heronj si Ramushi qe me te vertete mund te kete ber dhe krime”ku ka ze sesht pa ze”thot populli.Hipokrizine e politikaneve kosovare e pame dhe pas zgjedhjeve te qershorit, me deklaratat e tyre ofenduan mbi nje miljon shqiptare qe votuan kundra Berishes keshtu pra ti lehesi Kastrati eshte me mire te rrish urte.(dhe dicka tjeter,meso gjuhen shqipe perpara se te shkruash ose shkruaj serbisht se ate gjuhe e flet me mire)

    • Vrastaret dhe Hajdutet e cdo kohe duhen gjithmone te DENOHEN, ndryshe do triomfoje Krimi. Haradinaj dhe mbi 32-ish pseudo-komandante te UCK ku dhe Ashim Thaci paperjashtim duhet te Gjykohen ne Hage dhe te burgosen, ndryshe do te mbetemi te fundit ne Ballkan dhe Europe, per mos denim te vrastareve dhe hajduteve. Apo jemi RRACE e Ndyre vertete, e skemi pse fajsojme cdo here Historine dhe te Huajte.

  • Nuk me pelqen te diskutoj per gjera midis nesh dhe njerzeve te kosoves,por ju nuk te lini te qete.Nuk mbroj asnjerin krah,por ju ini buk shkale,harruat vitin 1999 kur ishte e majta ne pushtet dhe e dini mire si ju priti shqiperia,por ju per te mbajtur ne pushtet njriun e serbit dhe te hages erdhet dhe votuat kundra edi rames dhe pro lul bashes.Ju edhe tani me perbuzjen plebishitare qe i beri populli i shqiperise,u shprehet kundra vullnetit te shumeces dermuese.Na vjen keq qe midis nesh egzistojne akoma bajraktarizma dhe fondamentalizme qe u ka ikur kohe.Z,gazetar me mbetet te them te terhiqesh nga akuzat ndaj Lubonjes i cili eshte tribu i vertete i mendimit te lire dhe jo servil i sali berishe.

  • Ne komentet qe lexoj, po shoh mes te tjerash dhe mjaft opinione te miqeve te mij ne mendime. Lexova shkrimin e zotit Kastrati. Natyrisht qenke njoh. Por problemet qe ngren jane katerciprisht te drejta dhe te verteta. Per kete me duhet te jem kunder mendimit apo opinionit te miqeve te mij. Po! Emisioni “Opinion” i Fevziut eshte nje mediokritet me brire, qe dijne te bejne fresk alla Frangaj, pushtetit dhe pushtetareve nga vjelin miliona. Ky eshte emision ku flitet per gjithçka por jo per te vertetat, hallet dhe shqetesimet e popullit. Perveç Çilerve, Çanerve, ku nuk mund te mungoje pronari analist Frangaj, eshte i pranishem kurdohere dhe Lubonja me ate kapadaillekun e tij si gjeli ne maje te plehut. Une nuk e di nese keta qe komentojne e kane lexuar apo jo kete shkrim, apo nisen vetem nga emri i tij.Gazetari e thote sakte: “Çlirimtari nuk mund te jete asnjehere vrases”. Edhe vetem ky rrjesht mjafton per t’i dhene te drejte.Lexoni se ç’thote “analisti” yne Lubonja ne intervisten e dhene gazetes serbe lidhur me krimet sipas tij te bere nga UÇK-ja.

  • kush ndjek emisionin e sharlatanit fevzi duhet te ndjehet i fyerr dhe tregon veten qe eshte sharlatan si ai fevziu eshte i rezikshem fevziu eshte nje mafioz shume ngjyresh ,,ai te vret naten e te qan diten ai eshte turpi i gazetarise shqipetare ..keti kamikazi te politikes shqipetare i vjen hakut vetem trimi kastriot myftaraj ,lexoni www kastriot myftaraj blendi fevziu qe tu lere me goje hapur me skanerin qei ka bere ketij llumi te gazetarise shqiptare mos u degjofte emri fevzi me vjen per te vjelle kur mora vesh se c,fare qeni eshte

  • nuk mbeshtet shkrimin ne shume pjese te tij,por as mund te marre ne mbrojtje nje person si lubonja(apo kushdo qofte qe na ben te diturin ne te gjitha fushat e jetes,politike,ekonomi,kriminalitet,etj.)nuk mund te mbroje nje person qe akuzon dike tjeter per vrasje te disa spiuneve apo sherbetoreve serbe,si thoni ju ç’fare mund te bente nje ushtare i uçk-es kur shifte nje shqipetare qe spiunon te ARMIKU nje vend ku fshihen qytetaret e tjere shqipetare(kete gje ma ka treguar nje zonje nga prishtina(mjeke) qe ne ato muaj te veshtire ndodhej ne vlore si REFUGJATE,ajo kishte njofur gjitonin e saj shqipetare se bashku me ushtaret serbe kur i kishin marre burrin;si mund te ngrini larte figuren e lubonjes sikur ky te ishte i “Ndriçuari” nga zoti dhe na del mbi ata qe paguhen per te gjykuar dhe qe kane bere ca vjete shkolle per ligjet.Nuk dua te marre ne mbrojtje askend,por nuk po kuptoje kete levizje per nje “Fik te pjekur ne hije” si lubonja

  • Per nje gje qe nuk e dine nuk ke pare me syte e tu kurrsesi nuk duhet te kemngulish se eshtu apo ashtu.Vetem dua tu themi dicka.Nje popull ma shume ka hequr nga clirimtart se sa nga armiqt.Ja p sh partizanet luftuen dhan gjakun,per te hequr te huajt,po mjer Shqiperia se cfar hoqi prej tyre.Ne Kosov shifeni vete cfar u be mbas luftet,me dhetra vrasje ma teper konkuret se te ashtuquajtur tradhtar.

  • Ky Fatos Lubonja ,si shume gjuhe te mprehte paraqet ! Per krimet qe quan ai ,un po i pergatis nji shembull ilustrativ sipas konceptimit tim te problemit qe diskutohet ! ( Jetoj e banoj ne nji truell prej me shume se sa jetojne pjesa e madhe njerezore e te gjithe Botes ,ku mund te shifrohet edhe 15 000 vjete ! Vjen nji komshi , ku me ka zili bahcene dhe shtepine time. Avash avash me afrohet dhe duke perfitu nga bujaria ime dhe padjallezia ime si dhe nji mikprites i pashoq ,ky komshi ngre kemben kapercen gardhin dhe futet ne territorin tim familiar ! Aty fillon e ha frutat e perimet e mbjella nga une dhe kur shikon femijet e mi qe dhe ata ushqehen nga kjo toke qe eshte e tyre , pervec se fillon ti qelloje here pas here me shpulle ,merr e vendos nji gardh rrafsh shtepise time dhe me thote se kjo pjese eshte e imja !!!!!!!!!!!!!!!!!! Ketu nuk e di se kush ne bote do ta pranonte ! Por ai fillon e me vrete femijet dhe argetohet duke me bere gjema te herepashereshme ,Une marr koburen dhe e vrase per te mbrojtur femijet dhe token time !I largoj te gjithe keta cakenj dhe nuk e di; se kush do te ti jepte te drejte Fatos Lubonjes ,qe te me quanin kriminel lufte ,sepse mbrojta vendin tim !)

  • Marku thedhou more burre po qysh i merr kaq lehte luftrat clirimtare te popullit shqiptar po ato jane faqet me te ndritura te popullit shqiptar kto luftra u njohen dhe u respektuan nga fituesit e luftes se dyte botrore qe bene te mundur vazhdimsine e pamvarsise te shtetit shqiptar dhe njohjen e kosoves.Lavdi heronjve te popullit shqiptar.

  • Mos i jepni vlere nje shtetasi sqiptare pa shtylle kurrizore, thjeshte nje llafazan i keq. Ai’ kujton se i di te gjitha ai’ eshte nje hic, njeri qe vlerson vec vehten, njeri ziliqar per vitet qe humbi ne burg, sikur vec ky ka ber burg, kujton se ky rrezoi diktaturen ai eshte nje njeri i zhveshur nga cdo ndjejje kombetare. Merita e tije eshte se ky flete cfare i vjen ne mendje . Cdo popull ka larot e tije e ky eshte nje nga tanet. Lavdi UCK-se e trimave qe udhehoqen Popuulin Kosovare drejte Pamvarsise.

  • Te gjtihe flasin ne mbrojtje te ramush HARADINAJ dhe harrojne qe:
    Nuk ka asnje raport apo te dhene sa serbe ushtare ka vrare ose plagosur ky njeri gjate gjoja luftes se tij. sa fshatra apo qytete ka cliruar para hyrjes se NATOS, nderkohe qe e vetmja trimeri eshte vrasja e disa adoleshenteve serbe ne peje mbas shpine.
    nderkohe gjithe kosova e di qe jan dhjetra shqiptare te masakruar nga banda e deqanit e ramushit me dhjetra gjoba milioneshe bizneseve te kosoves, grabitje te tokave dhe vjedhje, vete vellai i tij vritet mbas lufte si hakmarje per krimet antishqiptare qe kish bere. Ky trafikant bodigard i zvicres esht turpi jon me i madh se eshte i vetme qe shkoi ne HAGE si shqiptarevrases dhe u lirua vetem pas zhduku gjithe deshmitaret. ky njeri qe kish mbushur zyrat e tij me foto e enver hoxhes, u mbajt jashte politikes pikesht per biografine e tij te ndyre nga perndimoret sepse sa ishte kryeminister lulezuan ne Kosove bizneset e Serbise qe nga ato te braca kariq e ekrem llukes dhe tek leja speciale e telefonise celuare serbe 063, 064 qe mbuloj gjithe kosoven.
    VETEM NJE PYETJE: pse serbet ekzekutuan gjate dhe pas lufte profesore,avokate (R. KELMENDI, FEHMI AGANI ETJ.) komandante te vertete si RAMADANI, PAJAZITI ETJ.,) dhe nuk preken fare Haradinaj me shoke? a i duhej i gjalle ky kriminel per te njollosur luften e UCK?

    • Ore ti! Nuk ia vlente te replikoja me batakçilleqet e tua ne kete koment. Une nuk e njoh nga afer Ramush Haradinaj, por di nje gje dhe per te cilen jam i sugurt. Qe eshte atdhetar shqiptar me zemer dhe gjak, ne shpirt dhe ne gen, dhe luftes per çlirimin e Kosoves i ka dhene jeten dhe gjakun e pjestareve dhe te afermeve te familjes se tij, kete nuk e luan as topi dhe as gjuha neperke qe vjell helm serb. Ndonjeri, ku u perfshika dhe zoteia juaj, paska deshiruar ate qe donin paramilitaret e arkanit, qe fisi Haradinaj te vritej dhe zhdukej i teri. Perpara se te tregosh perralla te modelit te beretave paramilitare serbe, per te ulur vlerat e nje luftetari shqiptar, duhet te dish se ky shqiptar eshte tashme Qytetar Nderi i disa qyteteve te Shqiperise, duke filluar nga Gjirokastra dhe Vlora dhe deri ne Veri. Dhe veç kesaj duhet te mesosh qe ky burre shqiptar, u perball dy here me shpifjet e kelysheve te Milosheviçit dhe puthadoreve rugoviste ne gjyqin e Hages dhe te dyja heret doli triumfator, sepse me te ishte e drejta dhe e verteta e pamohueshme. Dhe nese ti kerkon te kacavirresh me stilin e Lubonjes, per inat te simpative te tij ndaj te shkuares shqiptare dhe udheheqesve te saj, duhet te dish se je vetem nje hiç provokator perball tij.

      • jam plotesisht dakord me ty Vezhguesi F edhe po i shtoj disa fakte freskuese per Andi-ne. Luan Haradinaj vritet ne 97 ne brezin kufitar ne anen e hasit te Kosoves, ne tentim per te futur arme dhe kuadro te reja per UÇK-ne nje prite nga forcat serbe.pas kesaj e bart me shpind Ramushi kufomen e vellait deri ne krume dhe e varros. Vellai tjeter Shkelzen Haradinaj vritet ne maj te 99 ne nje betej te ashper e te pabarabart me forcat serbe qe esht zvilluar ne distance shum te afert. Daut Haradinaj esht i plagosur 2 her ne lufte. Ramush Haradinaj esht i plagosur edhe vet ne prill te 98-es kur tentuan forcat serbe me e kriju ne gllogjan nje Prekaz te ri ne zonen e Dukagjinit. Vellai tjeter,Enver Haradinaj i shpetoj luftes me nje plage te rend qe e detyroi mjekesin ta shkurtoj njeren kembe, por u vra pas lufte nga zagaret e serbis qe i njeh i gjith zona. kjo esht nje pjese e vogel qe nomalisht nje njeri i gjyseminformum duhej ti dinte. Kurse Andi ben seriozisht pyetjen se pse nuk u vra Ramushi ne lufte ??!!

  • Lubonja ato fjale u dashte me0 ja than ramushit nder sy e jo mas syshe se nuk eshte tradite e shiptarve kosovare0.Ne kemi luftue me shkaun njiqind vjet e kena me luftue akoma deri te arrijme te molla0 e kuqe .Lubonjen ma qujkan ne shqipri te dishum a per neve eshte0 tradhetare dhe i pa njerzi.

  • po c na bere o ramush ,,,po na kepute shpirtin o ramush ,,kur na the qe desha te fitonte berisha ,,po faleminderit oramush qe na dashke kaqe shume ne te shqiperise …po ne u gezuam shume o ramush kur morem vesh qe do zotrote te besh kryeminister ,,,,te urojme te qeverisesh si berisha ,,o ramush po mendohu mire se ky i yni del pension …po ti o ramo cfare do besh ,,po para se te behesh kryeminister mer ate kapelen e guzhinerit dhe bjeri verdalle kosoves tone dhe shiko sa femije jane pa buke o ramo ..shiko sa nena e gra e mtra qe presin kaqe vjet e nuk i dine se ku kane ….po dote te shohim o ramo sesi do flasesh me ata qe te shpune ne hage po nuk e veme ne dyshim o ramo se edhe ti si berisha do besh ,,sepse serbi vetem per kosoven nuk le kusur e gure pa levizur qe te beheni ure ,e mbi ju e deshmoreve te u c k te kalojne ata ,,,eke degjuar ndonjehere ti ramo ta zere ne goje emrin e berishes ,,jo nuk e e ke degjuar po c dote thote kjo o ramo ,,aaaa nuk e di po ky eshte bekim o ramo ,qe do te thote vazhdoni ju serbe se une nuk kam pare gje po meqe te mbeti merak se humbi berisha ,,mere o ramo dhe ta shohesh ku ti bjere flaka nga konispoli e deri ne presheve nuk e shikon ti ramo qe c parti e majte per te eshte armike mere ramo se ne ne shqiperi gjith ato parti ne kosove nuk dime cila eshte e djathte dhe cila eshte e majte ,,ramo ,,behuni te [ djathta ] te gjitha se po u bete te majta berisha yt te ben lanet ,,,ramo te dua ramo madje shume pome duket sikur te pelqen shume qe te jesh protagonist ,,te lumte po mos na kerkosh me qe ke luftuar e na behesh si enveri yne ,se ne shqipetaret po i hipem kalit vetem me plumb rezohesh nga kali …nuk e pe ti ramo c ndodhi me idhullin tend …vetem kuksi dhe tropoja nuk qelluan ,,e tere shqiperia e qelloi rende me vote e ky prape nuk bie nga kali tani na thuaj ti ramo c ti bejme ketij kaloresi qe jonuk ka luftuar si ty po ka ber te kunderten po do thuash c ka bere ,,ja nuk e shikon po e ben si puna e nje prifti dikur,,fshati e kishte perzene jo vetem qe bente detyre po na ishte dhe ashari [ qefli ]i vuri drune fshati per te mos shkelur me kure ..kur takonte ndonje i thoshte ee c thote fshati per mua ..me kupton ramo ku dua te dal ,,,ne i themi ore ike se fshati ste do ky thote qe jo ,,mua me hoqen qafe nje milion shqiptare po me do shqiperia po ksaj c thua o ramo prandaj i dashur ramo aradinaj ti je dhe do mbetesh ne histori ..po une qofsha i gabuar politika e sotme nje politike qe denon nocionin patriotizmin nga mynyrat me te poshtra,,,une besoj qe me politiken e sotme ti do ti humbasesh edhe ato vlera qe i ke fituar me gjak dhe me jetene familjes tende …po ne rugen e berishes mos ike kure se do e pesosh si ky ,,e gjaku i familjes tuaj do kthehet ne uje te uroj shendet dhe suksese

  • RAMUSH HARADINAJ. JUVE JENI NJE LUFTETAR HERI I KOSOVES QE I KENI FALUR GJAKUN PER CLIRIMIN NGA BISHA SERBE. JUVE I KENI DHENE DY VELLEZER LUFTES PER CLIRIM DHE MOS U TUT AS NGA AKUZAT E KUNGULLIT TE PJEKUR NE HIJE I QUAJTUR LUBONJA DHE AS NGA ASNJE NGA KETA QE JAPIN KOMENTE DHE BEJNE KRAHASIME. AI QE KA DY MEND, VLERESOHET DHE AI SI PUNA E NJE ANDREA, JANE VETEM PER BROCKULLA PA ASNJE VLERE. PO PSE O ANDREA, KUR THUA: “FLM QE ME DHE TE DREJTE TE BEJ HERO STALININ OSE ENVERIN”, PO SIPAS TEJE KUSH MUND TE BEHEJ HERO NE LUFTEN E MADHE PATRIOTIKE QOFTE NE SHTETIN E STALINIT, QOFTE NE SHQIPERI, HITLERI, DUCJA APO KOLABORACIONISTET SI PUNA JUAJ DHE E LUBONJES? NE ATE LUFTE QE JUVE NUK KINI AS NJOHURI DHE AS IDE, DHA KONTRIBUT GJITHE BOTA PER MPOSHTJEN E GJERMANISE NAZISTE DHE SHARLATANIN VRASES HISTORIK ADOLF HITLER. NE RASTIN KONKRET JUVE ME PATURPESI MBRONI SERBINE DHE DENIGRONI ME AKUZA RAMUSH HARADINAJ I CILI I DHA ATDHEUT TE VET, JO VETEM KONTRIBUTIN E TIJ TE SHQUAR POR EDHE GJAKUN E DY VELLEZERVE TE TIJ. KUSH MUND TE MOHOJE KETO FAKTE? VETEM ATA SI JUVE QE VUANI NGA NIHILIZMI KRONIK E NUK SHIKONI ME LARG SE HUNDA JUAJ! SOT PER FAT TE KEQ, MBRETERON INJORANCA, ARSYEJA E KA TE VESHTIRE TE JETOJE SEPSE DEMOKRACIA JUAJ, QE PERMENDNI NE KOMENTIN TUAJ ME SIPER, KRAHASON BUKOSHIN ME DJEMTE PISHTARE TE DEMOKRACISE. ATA MBASE VERTETE ISHIN TE TILLE, POR JUVE NUK KENI TE DREJTEN TE BENI KRAHASIME TE TILLA, SEPSE ME OSE PA DASHJE, THELLOHENI NE INJORANCEN TUAJ. UROJ TE JESH MIRE DHE TE TE RROJE BERISHA DHE LUBONJA. KOHA ESHTE GJYKATESI ME I SAKTE.

  • thote nje fjale e urte NIS E SOS BUK ME KOS qka d.t.thote 95% e shqiptarve vuajne nga SINDROMI PATOLOGJIK MENTALITETI OSMANO-TURK ku ky mentalitetet e lene gjdoher nje SEVO-TRUR te HENDIKEPUAR ose ndryshe thene KAPACITETI I LOGJIKES I LIMITUAR dhe jet gjdoher nje mendje e FEMIJUT.e theme ket sepse te gjithe e marrin F.LUBONJEN si nje SHQIPTAR ,ha,ha,ha shume qesharake,a kane harruar sesi ne shqipri eashtu edhe kosove kane mbetur shume etni e kombesi aziatiko-anadollake si TURQ,QERKEZ,BEKTASHI,TORBESH, te gjithe MONDOLO-TURQ dhe ka shume kombesi sllave si GREK,SERB,MALAZEZ,BULLGAR,VLLEH,GORAN,MAGJUP te INDIS dhe gati te gjithe paraqitet RREJSHUME SI SHQIPTAR dhe kane emra te NJEJTE me shumicen SHQIPTARE se e verteta se edhe skane guxuar te emrohen ne emra SLLAVO-SERBE,por TURKOFONET kane emrat e tyre ANADOLLAK,psh: hasan eshte emer turk dhe kane ket emer edhe shqiptaret.ALI eshte emer TURK ket emer kane edhe shqiptaret,tani kty eshte specifika e analizes te behet DALLIMI se cili eshte ALIA TURK dhe cili eshte ALIA SHQIPTAR,por edhe ali shqiptar ka mentalitetet turk sepse i takone FES e KULTURES OTOMANO-TURKE.pra pystja qe gjdonjeri duhet ber se PSE dhe QKA e SHTYEN F.LUBONJEN te merakoset per SERBET dhe ti akuzone RREJSHUME SHQIPTARET e uçk-ne ktu eshte SEKRETI e PROBLEMIT dhe vetem nje pik gjak shqiptari po ta kishte lubonje SDO BENTE KETE.por nuk i tokone identitetit e kombesis shqiptare dhe ka kombesi VLLEHO-TURKE qe ne dhjera emisione te tv klane OPINION kame percjellur dhe jame SHOKUAR sesa nje anti-shqiptar si lubonja munde ti URREJE BRUTALISHTE SHQIPTARET.lubonja nuk akuzone vetem uçk-ne e r,haradinaj,por nenqmone e akuzone dhe mundohet tija humbe vleren-famen e kontributine historik internacional edhe GJERGJ KASTRIOTIT,sakatose e gjymtone edhe FLAMURIN SHQIPTAR e historine e leshte ILIRO-SHQIPTARE,meshef e MASKON me nje dinakri tipike sllavo-turke te gjithe kontributin gjigand te PRISVE e HEROJVE TANE si te gjergj fistes,pjeter bogdanit,ismail qemalit,luigj gurakuqit,isa boletinit ,hasan prishtines,bajram currit etj.por edhe nuk i akuzone serbo.malazezet per MASAKRREN e TIVARIT ka u PUSHKATUAN 4500-7000 SHQIPTAR,+ 4 gjenocide serbe ne 4 epoka te dalluara mbi shqiptaret,coptimin e trojeve shqiptare ku 3 te 4 tertat e shqiprise etnike i morren serbo-greko-malazezo-bullgaret,nuk e akuzone serbine edhe per luften e fundit ku u masakrruan e vrane 14000 shqiptar dhe mbi 20000 femra u perdhunuan,ka edhe shqiptar te shqiprise qe u vrane nga serbet ne kosove edhe bilite serbija ka sulmuar me ushri edhe tropojen.kjo tregone KJARTE se kushte eshte vlleho-turku F.LUBONJOVICI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *