Skandali me rryshfetet me kompaninë faramaceutike “Novartis” dhe rimbursimin e barnave ku përfshihen 2 ish-kryeministra dhe 8 ish-ministra të Greqisë është një dosje që u është përcjellë autoriteteve greke nga FBI amerikane.
Avokati grek i tre personave paditës, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, tha për mediat se FBI ka në posedim të gjitha provat materiale që vërtetojnë përfshirjen e një pjese të politikanëve të akuzuar.
Dokumentet, bisedat telefonike, videot, e-mailet dhe llogaritë bankare dëshmojnë favorizimin qe qeveritë greke i bënë kompanisë Novartis, duke dëmtuar konkurrencën.
Bëhet fjalë për politikanë të partisë Demokracia e Re dhe PASOK, mes të cilëve ish-kryeministri Samaras, Komisioneri për Emigracionin, Dmitiris Avramopoulos, ish-ministri i Jashtëm, Evangjelos Venizelos etj.
Paditësit janë ish-zyrtarë të Novartis, të cilët i kanë dhënë dokumente FBI-së dhe dinë çdo prapaskenë.
Autoritetet amerikane kishin shprehur interesin për t’u informuar. FBI dërgoi informacionin që kishte nga kërkimet e veta.
Por dalja e dosjes së Novartis gjatë debateve politike në Parlament, thuhet se ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe tek FBI, pasi raportet e saj u dërguan “vetëm për informacion dhe udhëzime mbi hetimet dhe jo për përdorime të tjera”.
Rasti të sjell në mendje gjithsesi paralele me Tiranën, ku amerikanët janë në krye të përpjekjeve për reformën në drejtësi, tek e cila publiku shqiptar ka varur shpresën se do sjellë dënimin e politikanëve të akuzuar prej vitesh, por pa asnjë rezultat ndëshkues.
b.m. / dita

Po patjeter ! Rrjeti eshte i perfshire eshe ne Shqiperi Eshte e qarte mbrapa cdo skeme mashtrimi qendron 100% nje politike si ne Greqi ashtu edhe ne Shqiperi .
. E pa mundur te ndodh ndryshe ,sepse Politika kontrollon cdo biznes ! Keshtu eshte i ndertuar Sitemi per 27 vjet edhe ne Shqiperi !
Politikanet kane lidhje me cdo bisnes ! Po ne Shqiperi sitemi i Drejtesie ka qene deri tani i korruptuar dhe cdo krim ka fije lidhjeje qe te cojne ne kupolat partiake qe kane pushtet Kjo dihet !
or tej b.m.w i Dites
NUK E DI PSE I BENI KETO ARTIKU ME INICIALE ?
m.d dita…k.r dita…..fy Dita
nejse
Te pakten mos beri shplarje truri me keto artikuj sepse Greqia eshte shtet edhe pse i pjerdhur…kurse Shqiperia nje shprehje gjeografike..territor apo vilajet..
.
Nese do FBI apo CIA te gjej kriminele ne Shqiperi nuk kane nevoje ti hedhi grepat se ato kane dale ne siperfaqe dhe ka rdhur puna qe ti themi Sali krimineleve:
TE LUTEM KRIMNEL APO FUTESH VETE NE BURG
PRA BOLL SE LATE NAM JU B.M DITA ??
21 JANARI DHE GERDECI NUK KANE NEVOJE PER FBI & CIA
NE SHQIPERI ESHTE E KUNDERTA QE KETO PO MBROJNE HAPUR BERISHEN E TYRE..PIKE
Shikoni endrra me sy hapur
Jo nuk do ta bejne sepse Shqipot nuk jane aq budallenj te blejne nga Nivartis kur nr 1 ne Bote per falsifikimet e ilaceve eshte Turqia e Ukraina pasuar nga India.
Tregu i Albanistanit eshte full me Turkye Ukraina India….