Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Polcisë së Shtetit u ndalën në Vlorë në një takim me strukturat vendore të uniformave blu.
Në një konferencë publike, Fatmir Xhafaj shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me punën e strukturave të Policisë së Vlorës dhe paralajmëroi ndryshime.
“Do të ketë një organizim të ri dhe të mirëpërcaktuar të policisë. Kemi hyrë në një fazë tjetër, atë të goditjes së grupeve të strukturuara kriminale. Nuk jemi shumë të kënaqur me punën e strukturave të Policisë së Vlorës”, deklaroi ai.
Një ditë më parë, në Vlorë u ndal kryeprokurorja Arta Marku.
Në analizën e saj, Vlora prej kohësh, njihet si një vend prodhues i kanabisit, edhe i drogërave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm tranziti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja bregdetare.
e.k/dita

Kishim kohe qe nuk shikonim takime ne qarqe per te bere analiza pune edhe sidomos ne fundjave. Ky Xhafa eshte nder te vetmit ne qeveri qe realisht punon
Ne 5 muaj minister ky floke bardhi beri 2 reforma edhe e shfarosi kanabisin. Vallaj jepi cewrit ate qe eshte e Cezarit. Qe po punon po punon si qeni edhe hallall i qoft
Ne te kaluaren vloren nuk e kontrollonte policia por bandat. Nga ky mos kontroll vallaj u be ajo gjendje. Ne vlonjatet e thjesht dhe punetor na vjen mire qe shikojm takime te tilla se realisht tregon qe po punohet edhe ne Vlore ne drejtim te policise
Vetem ky mund ta mbledhi kte Ministri edhe policine. Ky po nuk bere punen te heq vlla nuk do tja dij i kujt je dhe sa kohe ke qe punon. Bere punen vazhdo puno nuk bere punen lerja vendin te rinjve.