Dhuna në familjet shqiptare vazhdon të jetë prezente.
Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka dhunuar motrën e tij.
Në pranga ka rënë Llazar Lule, 48 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, 52-vjeçares me inicialet V.L,.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.
a.s/dita
