Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, i është përgjigjur përmes një postimi në Facebook aktorit të madh të skenës shqiptare Robert Ndrenika, i cili pak ditë më parë, duke iu bashkuar protestës së aktorëve, kundërshtoi hapur kalimin e Teatrit Kombëtar në godinën “Turbina”.
Ndrenika i kujtoi Kumbaros se godina nuk përmbush asnjë kriter për të qenë teatër, ndërsa tha se ajo fare mirë mund të përdorej për takime të fushatës elektorale. Ndrenika theksoi se kudo në kryeqytetet europiane godinat e teatrove kanë rezistuar për 500 vjet, ndërsa në Tiranë ato prishen për t’u ndërtuar kulla shumëkatëshe.
Por në reagimin e saj, ministrja e Kulturës shkruan se artistët dhe skena shqiptare e Teatrit, nuk mund të lihej mbi 60 vjet në një godinë të ndërtuar për të rezistuar jo më shumë se 15 vjet, siç është ajo ‘ngrehinë e ushtrisë musoliniane’.
Ministrja i kujton aktorit Ndrenika heshtjen gjatë kohës kur Teatri Kombëtar u kthye “në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë, por jo artdashës”, si dhe kohën kur qeveria e mëparshme shpenzoi miliona euro për zhvendosjen e Teatrit te godina e Piramidës.
Akuzave të Ndrenikës për ndërtimin e kullave në vend të Teatrit, Kumbaro i përgjigjet: “Teatri, aty ku është sot, nuk do të prishet dhe do të vijojë të përdoret, deri ditën kur një projekt i ri Teatri Kombëtar do të fillojë të ndërtohet”.
Postimi i Mirela Kumbaros:
I dashur Robert,
Ndoqa përmes medias fjalën e ndjerë, siç vetëm një mjeshtër i artit, i fjalës, i skenës dhe i shpirtit mund të ta thotë.
Dua t’ju them menjëherë, i dashur Robert, se unë mendoj njësoj si ju.
Unë mendoj njësoj si ju që artistët dhe skena shqiptare e Teatrit, nuk mund të liheshin mbi 60 vjet në një godinë të ndërtuar për të rezistuar jo më shumë se 15 vjet, siç është ajo ngrehinë e ushtrisë musoliniane.
Unë mendoj njësoj si ju me dhimbje se Teatri Kombëtar u la pa investim, pa rehabilitim për dekada, derisa degradimi i tij mbërriti në kufijtë e skajshëm saqë është i parikuperueshëm.
Unë mendoj si ju sot se ne, të gjithë bashkë, kemi nevojë më shumë se kurrë për një skenë të re, për kushte të reja dhe të shëndetshme për aktorët, për auditor dinjitoz dhe shërbim cilësor për publikun, për teknologji bashkëkohore të skenës.
Unë mendoj, ma do mendja siç duhet të mendoni dhe ju, se kjo nevojë do duhej të ishte marrë përsipër nga shteti shumë vite më parë, dhe sot do të kishim teatrin që duam, dhe ndërkohë humbëm shumë kohë.
Por unë mendoj gjithashtu se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë nuk duhej ta kishin lejuar që teatri të kthehej në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë, por jo artdashës. Nuk di ç’mendoni ju për këtë i dashur Robert.
Unë mendoj se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë duhej të kishte reaguar fort kur qeveria në vitin 2008-2009 vendosi të investojë rreth 6 milionë dollarë për të ndërtuar një teatër brenda Piramidës, dhe ku pasi shpenzoi gjysmën e kësaj shume e braktisi atë projekt për ta shkatërruar krejt piramidën në përfitim të një projekti tjetër për parlament, duke na lënë sot një ngrehinë të dëmtuar rëndë nga këto ndërhyrje dhe për çka duhen të paktën 20 milionë euro për ta rehabilituar e rifunksionalizuar. Nuk kujtoj që aktorët të kenë reaguar asokohe për paratë e groposura për dreq, gjynah! për të mos thënë kriminale!
Unë mendoj se komuniteti i aktorëve ka pasur të drejtë kur mërzitej ndonëse nuk u ngrit në protestë kur aktorët në Teatër Kombëtar dhe muzikantët në TOB emëroheshin pa kurrëfarë konkursi, me një telefonatë politike nga lart, dhe kur aktorë të rinj nuk e arrinin dot skenën, ndonëse në Teatrin Kombëtar kishte jo pak aktorë që prej vitesh merrnin rrogën pa hipur një herë në skenë.
Unë mendoj se ishte shumë e trishtuar kur Teatri Kombëtar u katandis me 2 premiera në vit dhe me javë të tëra ku s’jepej asnjë shfaqje, por nuk kujtoj ndonjë protestë për këtë, ndonëse me shumë të drejtë të gjithë qaheshin nëpër kafene.
Unë mendoj se shteti ishte i vonuar në ndërhyrjet që bën për restaurimin e Teatrit Migjeni në Shkodër, për rindërtimin e Teatrit Cajupi në Korçë, për rindërtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, për ndërtimin e Qendrës së re teatrale Turbina që po shkon drejt përfundimit.
Por, më mirë vonë se kurrë, shumë shpejt do të kemi në Tiranë dy skena të reja, të cilat bashkë me sallën ekzistuese të Teatrit Kombëtar do të administrohen nga vetë Teatri Kombëtar qoftë për produksionet e veta, qoftë për trupa të tjera që kanë nevojë për skena dhe që pasurojnë kalendarin skenik, siç ndodh edhe sot e kësaj dite.
Unë dua t’ju shpjegoj, i dashur Robert, se nuk di pse ju kanë keqinformuar kur ju kanë thënë se aty do të vendoset definitivisht Teatri i Operas. Ende nuk e kuptoj pse-në e kësaj fantazie, po pak rëndësi ka kjo.
Trupat e Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i kanë aktualisht, dhe derisa të mbarojë rindërtimi te Pallati i Kulturës, mjediset ku punojnë dhe bëjnë provat, nganjëherë edhe në kushte të vështira, por ata s’kanë një skenë fikse, prandaj kalendari i tyre është lëvizës duke shfrytëzuar të gjitha skenat e mundshme në Shqipëri, herë në bashkëpunim e herë përkundrejt qerasë që paguhet nga Ministria e Kulturës.
Me shtimin e skenave në Tiranë, artistët e TKOBAP, që bëjnë një punë të jashtëzakonshme, do të kenë mundësinë të performojnë edhe në skenat e Teatrit Kombëtar në koordinim me administratën e Teatrit, sic edhe tashmë ka ndodhur. TKOBAP nuk është armiku i skenës i dashur Robert! Ky është jo vetëm komunikim mes institucioneve të ngjashme të artit dhe por dhe solidaritet i domosdoshëm mes kolegësh, artistësh dhe mënyra se si Ministria e Kulturës menaxhon të gjitha mjediset e institucionet që mbahen me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Unë mendoj njësoj si ju që Teatri, aty ku është sot, nuk do të prishet dhe do të vijojë të përdoret, deri ditën kur një projekt i ri teatri kombëtar do të fillojë të ndërtohet.
Edhe unë dua një teatër kombëtar të të ardhmes, të plotë, Teatër Kombëtar ku është sot ngrehina e “doppolovaro-s”. Por kjo nuk bëhet në një ditë.
Me sa thashë më sipër, kemi bërë jo pak Robert i dashur, dhe ju siguroj se do të punoj çdo ditë, për sa kohë jam në këtë detyrë, që të vijojë puna për projektin e Teatrit Kombëtar, punë e përbashkët me Kryetarin e Bashkisë me të cilin po bashkojmë forcat për shumë punë të mira të kulturës në Tiranë.
Sa për të paharruarin Kujtim Spahivogli, besoj që lapidarian ia kemi ngritur në vendin e merituar në krye të një Teatri tjetër Kombëtar ku e njeh dhe e lexon e gjithë Tirana dhe Shqipëria, sic është Teatri Eksperimental.
Unë ju falenderoj përunjësisht dhe me gjithë zemër për pasionin dhe burimin e frymëzimit që keni e jeni, për përkushtimin ndaj Teatrit, dhe sërish uroj që ju të jeni pafundimisht aktori i preferuar në skenat e reja të Teatrit Kombëtar.
Ju përqafoj!
juaja,?
Mirela Kumbaro
a.s/dita

te diskutoshe ose debatoshe per nji ceshtje te tille sic eshte Tetatri me nji Artist te mirenjohur si Ndrenika ,
sado jokorrekte te Jet ai ne ndonji dalje te tij spontane perball qytetareve ,kjo do te thote ,ta ulesh debatin ,
ne nivele Vrymash dhe kjo eshte e papranushme ,per nji ministre
I dashur Robert ;
po po , ti e ke fajin , ti e ke fajin qe Saliu eshte aty , madje ti e ke fajin dhe per piramiden , po po ti duhet ta kishe vrare shokun Envorr , por me shume faj ke qe nuk vrave dhe musolinin qe mos te ngrinte dhe ate “ngrehine”
(e quan ngrehine kjo fotokopja e shemtuar e Pipit me çorape te gjata )
Ju duhet te kishit protestuar dhe per leket qe hidhnin kot se koti Kumbarot e radhes , sepse Pipi me çorape te gjata ishte duke u krehur Frances , po ama ti i ke te gjitha fajet .
I dashur Robert, ti si di mire ca gjera, sepse ti nje cope buk me djath ke ngrene gjithe jeten , dhe çudi qe lapsi i propagandes nuk te zuri , po tani rri rehat , se nuk i dihet çfare sjelle koha e … Pipit
me shume dashuri
E Juaja Nexhmija
( e mo se njesoj jane)
Ore mire se kjo e grupit “vrima ” e ka qelbur fare por ka edhe arrogancen e injorances me vete qe te jape pergjigje kaq idiote. Kjo Pipi Corapegjata qenka me keq se drejtori pijanec Hervin Culi qe eshte grindur thuajse me te gjithe aktoret e teatrit duke krijuar nje situate tensioni. I iken te gjithe artiset kesaj, edhe ata te cilet bene fushate dhe i besuan.
E dashtun Kumbaro,ti qe na zhgaravit per kulturen tende,se te Shqiperise e bete lesh e li dhe kjo nuke don as mend dhe as kalem,kure shikon se si nga pangopesi per leke te piset dhe pushtet pa kufi e me c’do forme e cmim,e shkallmuat indentitetin e lashtesise ne dite e vite te Tirones,i ketije qyteterimi te trasheguar ne shekuj nga Albanopolisi,qe ju hapi dyert e saje me buke e kripe e zemer te gjithe shqiptareve kudo qe ishin dhe jane,gje per te cilen jane deshmitare gjithe tironsit e ri qe u bene nje me tironsit dembabadem.E dashtun Kumbaro me kete gjendje teper te dhimshme te dhunimit te indentitetit te Kryeqyteti nga politikat bastarde te eterve te diktatures komuniste dhe pjellave e mostrave te saje ne dite e vite deri me sot,lind pyetja ku ishit dhe a ju brene ndergjegja sado pak,apo beme djall qe t’u ngjajme i thone kesaje tragjedie?Dridhuni e perdridhuni,po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhen,o te pabreke qe ju la dita dhe miljoner ju ngrysi nata.Prisni nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje enderr dhe e nesermja ne bangen e akuzes si autore apo bashkeautore me ligesine.Besoni dhe rrefehuni qe populli e Zoti t’u meshirojne,e dashtun Kumbaro.
Po pse e mer me kaq te mire Robert Ndreniken znj.Kumbaro ,si me qene Ismail Qemali,,,,,,,,,,,,,, Nrenika ka qene I perkedhelur ne Komunizem,,,,,,Deputet I Sali Karaxhicit dhe tani vazhdon te perkedhelet. ,,,,,,,Per ate pune qe ka bere eshte paguar dhe eshte trajtuar. Keta e dine.se jane ne Komunizem dhe duan ato rroga kot. Shifini gjithe ato fytyra qe protestojne dhe kush I mbeshtet. P.D+ L.S.I……Arben Derdimeni,,,,,,,,Anila Biiiiiiiiisha ,,,,Gent Zengjeli,,,,,,,,,Rajmonda tik-taku,,,,,,,,, keta po bejne « Art te madh» ne fakt,,,,,,,,,pse nuk e hapte gojen Ndrenika kur ishte Deputet,,,apo ishin me mire.atehere
Bukur ja ke thene !
Ku ishin deri dje?
Mire Rajmonda se numeronte tik–tak-et e ores, po i nderuari Robert, pse nuk beri ze ?
Mbase do e degjonte Ylli Pango.
I nderuari Ndrenika . Te kemi duartrokitur e te duartrokasim per vlerat artistike qe ti i ke dhuruar popullit tend .Nga kjo polemik kuptoj se po e politizoni problemin. Nuk eshte ne nderin tuaj ti kunderviheni nje vendimi qeveritar qe ska lidhje me anet artistike qe ju jeni kopetent .Punet jan te ndara tashme .Nuk jemi si ne kohen e Dulles qe per cdo gje duhej pyetur i madhi.
Per ju rendesi ka objekti ne sherbimin tuaj .A i ploteson kushtet normale per punet tuaj ne sherbim te artit e kultures apo behen godina per godina .Nuk ma do mendja se do te veprohet ndryshe per ju ku ne shume vepra arti po ndihet ndryshim edhe pse populli ka shume mangesi te tjera .
Ka patur e do te ket veshtersi financjare per ta rimekembur ne kompleks si artin dhe veprat e tij . Une shikoj me problematike ate pjese te trashegimenise kulturore qe u abandonua e u shkaterrua nga politikat e ndjekura .Jane vepra te kultures ton qe jo vetem na bejne krenar si dhe ju artistet e popullit por qe ekspozohen edhe para botes se qyteteruar .Ne qytetin tim ka shume te tilla dhe vetem pak eshte bere per to . Turistet vijne dhe habiten qe ato jane ne ate fare gjendje te mjerushme.
Nje gje na mban me shprese se duke kaperxyer veshtersit ekonomike dhe ju do te merrni ato vlera qe ju takojne.Durim e jo nxitim si opozita qe nga goja e saj nxjerr vetem vrer per ato pak ndryshime qe po behen.
Po patet ngjyra politike do te jet gabimi me i rende qe i beni karieres e repekti qe kini fituar ne jet .
Te uroje jetgjatsi artistike ne skenen e popullit shqiptar.
Sot te gjithe po kerkojne qe te behet Shqiperia me teatro, kinema, hekurudha, fabrika. Kerkojne qe te kete pune per te gjithe. Qe te mos kete kriminalitet dhe prostitucion etj etj. Dhe i kerkojne qe t’i beje Rama, tani dhe shpejt e shpejt. Por kur i paskeni dashur te gjitha keto perse i shkaterruat atehere?! Apo pritet qe do te vinte “çeku i bardhe” dhe do te na i bente bota. Te reja dhe te bukura. Mbylleni qenefin tani. Nuk keni te drejte te kerkoni asgje. Se nuk meritoni me shume se kaq. Dhe beni mire qe e shani Edi Ramen. Se i ka luajtur truni te shkretit dhe kerkon qe te beje shtet ne Shqiperi! Pika qe s’i bie mu ne maje te kokes. Aq sa behet stan me lepra, aq edhe behet shtet me shqiptare. Nuk e di se perse ky Ndrenika me kujton Kadarene. Te dy kane qene te perkedhelur te regjimit te Hoxhes. te dy nuk e thane nje fjale kur Shqiperia u shkaterrua me themel. Te dy tani kerkojne qiqra ne hell! Turp.
Po kur nuk beri dot Enveri shtet me shqiptare, as mos mbani shprese se do behet ndonjehere.
Adiosssssss!
Edhe nje here perdoret llogjika “Bajga eshte e mire se nuk eshte mut” tipike e Rilindjes.
Ndrenika dhe koleget e tij e vleresojne veten me shume se jane . I heqim kapelen , per ate , qe bene , por sot eshte kohe tjeter . Eshte koha e sipermarries private . Teatri eshte nje ndertese , qe shteti e jep me qira , per sipermarresit artistike . Me qe kane keto koncepte , formojme bindjen se ai art , ishte fallco. C’i duhet interpretusit dhe recitusit ( Rezervohet fjala artist ) Dekllamusi ka detyre te mesoi permendesh pjesen dhe ta ekspozoi ne tavoline . Keta e vleresojne veten , sikur kane mbajtur ne kurriz hallet e popullit. Mbani vendin , qe keni patur . Mos hidhni kripe , ku nuk dini c’te beni ti me disa kapadiai , qe e hiqni veten shperimtar te ketij populli . Jeni pa as nje vlera dhe po humbni autoritetin , qe u ka dhene spektatori . Zgalem
Z.Ministre !
Keni dasht te thoni nji dicka per ta mposht z.Ndrenika.Por nuk keni thane asgja.Bile jeni tregue e pa kjarte per cfare e keni muhabetin.Dhe politikisht.
Ja cfare thue:
“ministrja e Kulturës shkruan se artistët dhe skena shqiptare e Teatrit, nuk mund të lihej mbi 60 vjet në një godinë të ndërtuar për të rezistuar jo më shumë se 15 vjet, siç është ajo ‘ngrehinë e ushtrisë musoliniane’.”
Godina 60 vjecare i ka kalue ma shume se 4 x 15 vite te rreklamit tend si rreklame shitje.
Keshtuqe dhe Ndrenika nuk duhet ta shtroi problemin politikisht.
Shtrimi i cdo ceshtje apo problemi politikisht asht semundje infektive kanceroze qe perdor cdo shqipetar per te mposhtur kundershtarin po jo per te zgjidhur natyrshem problemet.Ndaj jemi ne kerkim te kohes se humbur dhe vashdojme te vonohemi drejt portes hyrse ne BE kur skemi lane mjet tranzitit pa perdor Tren,e vagona treni,autobuz,vapor e avion e perseri jemi large.
nga teatret boterore qe kane qindra vjete ,asnje nuk kishte shpetuar po te kishin pasur ato vende nje ministresh aq te « kulturuar » sa kjo…sepse asnje sipas saj nuk do kishin plotesuar asnje kushte te ´teatrove modern’ alla kumbaro..apo quand l’idiote s’enfonce un peu plus dans sa connerie
Po, eshte e vertete qe Ndrenika heshti. Heshten dhe shume si ai.
Ndrenika ka konflikt interesi me te majten. Ka qene deputet i PD-se. Absolutisht nuk eshte mekat te jesh apo te kesh qene deputet i seciles force politike. Mekati qendron se Ndrenika heshti pikerisht ne ate kohe kur inkuizitoret i ishin turrur me kazme e tritole per te shkatruuar artin ne pergjithesi dhe ate skenik ne vecanti. Ketu qendron pergjegjesia teper e rende e te gjith atyre qe heshten.
Sot eshte teper vone.
Si burre i moshuar, ndoshta dihej te ishte me i kursyer ndaj kesaj qeveria e cila e mori vendin ne fund te humneres dhe po ben dicka te mire qe assesi nuk duhet ti mohojme.
Robert Ndreniken e ka perkedhelur talenti qe i dha natyra..Eshte natyra,qe disa i perkedhel duke i dhene zerin e bilbilit,hijeshine e trendafilit,forcen e luanit etj.
Teatri kombetar ashtu si Akademia e Shkencave u shua jo krejt prej mungeses se financimeve,por prej mungeses se talenteve.Ashtu si universitetet shqiptare nuk arriten te konkurojne ne shkence kapacitetet shkencore qe nxorri shkolla borgjeze Evropiane dhe shkolla komuniste sovjetike;ashtu edhe shkolla shqiptare e aktrimit nuk arriti te zevendesoje talentet e shkolles borgjeze dhe shkolles sovjetike .Jane keta qe e bene te famshem teatrin kombetar.Robert Ndrenika nuk ka shoke te te njejtit nivel aty ne teatrin kombetar.Aktoret qe dalin nga shkolla e teatrit(Akademia leshit) mire nuk kane talent,por nuk kane as kulture,sepse vete pedagoget jane te pa kulture.Eshte e vertete qe ajo godine nuk e nderon Teatrin Kombertar,por ka 28 vjet,qe ajo godine lihet ne ate gjendje,sepse vendi ku ndodhet eshte Qendra e Qendres se Tiranes dhe nje kulle 100 kateshe aty do ti siguronte breznive te qeveritareve te ardhura prrallore,.Vendi eshte i lakmuar,jo teatri.Edi Rama kerkon vendin.I leu kinemate me boje,i sperkati me granil,i llustrosi me mermer,i veshi me kadife te kuqe,i vuri emrin Millenium…ne fund i shembi fare dhe ne vend te Kinemave te famshme Millenium,ndertoi kulla 30 kateshe me qendra biznesi me apartamente 2000 euro metri katror.Me kujton katunarin e murit.Pajtova dy katunare qe te ndertonin nje mur ndares.Njeri prej tyre merrte prashajken dhe prashiste edhe trendafilat.Kujtova se ishte passionant lulesh dhe i spjegova qe kete trendafil te kuq kadife te erret me ere te forte e kam marre ne Spanje,Nje jave te tere katunari,pasi mbaronte punen,prashiste edhe trendafilat,edhe i ujiste,edhe i shkadhiste.Mu be qejfi fort..Kur muri mbbaroi krejt dhe shleva detyrimin shoh qe trendafili i kuq kadife nuk ishte me aty.E kishte marre katunari me gjithe rrenje.Ky eshte Edi Rama.
Me gjithe mend qe ti je ministre e vrimes. Ku e gjete ti te drejten te shpenzosh parate e popullit per disa mashtrues qe kane pothuajse 30 vjet qe s’punojne dhe hane leket e popullit. Ne Perendim ata qe merren me art e muzike ose i ndertojne godinet vet ose i marrin me rente dhe nuk marin rroga nga shteti. Kjo eshte padyshim vjedhja me e madhe qe i eshte bere popullit ku me taksat e tij jane paguar njerez qe duhet te punonin vet e te nxirrnin fitimet e tyre si ne cdo vend kapitalist tjeter. Perse i flet me dashuri e servilizem nje palacoje cirku ti si R. Ndrenika qe kur behet fjala per krimet e Berishes hesht dhe i miraton dhe tani behet promotor kunder nje qeverie te nxjerre nga votat e popullit. Si shume i vlereson ti keta mistreca hajduter qe pin duhan e lozin tavell dhe kerkojne nga shteti ne vend qe te punojne vet ne se jane te talentuar per te nxjere parate ne menyre private si ne te gjithe boten. Keta u ben te njohur nga sistemi i kaluar se brendia dhe metodat e artit ishin te drejta dhe populli ne te njejten kohe vetem ata shikonte. Ti dhe gjithe keta kryeministra e qeveritare qe keni paguar keto fantazma duhet te procedoheni penalisht per vjedhje te pasurise se popullit duke paguar per rreth 30 vjet maskarenjte. Ju duhet ti deboni ata dhe denoni ashper dhe jo ti ledhatoni. Mendoni ju se kush e di kush jane keta. idioter komplet qe vetem dine te thone permendesh ato qe shkruajne te tjeret. Cfare dije tjeter ka Bulku me shoqe e shoke. Ne kohen e Berishes kishin frike ata dhe i benin hosanara. Tani e dine qe Rama nuk te ben dot keq dhe bejne te fortin. Por ata nuk kan faj kur u gjejne ju. Por edhe ju nuk keni faj ne fund te fundit kur ky popull u le ju te livadhisni me djersen e mundin e tij.Nxirrini perjashta ata nga godinat e shtetit dhe nderprisni pagasat per ta urgjentisht dhe le te protestojne pastaj gjithe kohen. Godinat dhe parate e shtetit dhe ata duan te bejne ligjin e tyre. Ata jane puntore te paguar dhe emerimet i ben ai qe paguan leket. Ata jane te pacipe dhe tregohuni vendin se e meritojne. A e din ata qe asnje njeri sot nuk do te dije per ata? Harrova,pervec ministres se vrimes dhe ca te tjereve si ajo.
Niko Shpiragu @….Mblidh ment e kokes more djale .Ta lash gojen me sapun ,edhe pastaj ,jo ta kritikosh ,por ti permdesh emrin te madhit Robert Ndrenika .Ki rrespekt edhe per moshen e tij ,se nga arti smer vesh fare o niko .
Do te thonja dhe nje gje tjeter ,mere vesh nga une ,sinqerisht dua te ndihmoj . Ne te gjithe boten ,trupa te medhaja si teatri popullot ,ose opera dhe baleti ,qofte dhe orkestra sinfonike ,suvencionohen nga shteti . Eshte e pa mundur vete . Kjo eshte kulture ,qofte per popullin, qe pefiton ne kulture ,por edhe nga ana tjeter edhe per krenarine si komb ,apo do tna cosh ne ishujt zulu???..E ul vehten kur permend se ne boten perendimore dalin privat ??!!!SESHTE E VERTETE .
Me keqardhje po e degjoj kete debat,kur mendoj qe aktori i mirenjohur te bie ne nivele dembelesh te gjykimit parimor intelektual. Z.Nika ju keni plot dashamires per ate qe ju beni,pse kerkoni qe te tjere tju perdorin per ate qe ju jeni vete,shum miqesore eshte ky konstatim,un ju uroj shendet dhe miresi ne jeten tuaj ashtu sikur dhe rrolet tuaja percjellin miresi, respekte.
Ka 27-te vjet qe politika shqiptare e dy partive kryesore si te PD-se dhe PS-se shkaterroj gjithçka duke filluar nga ekonomia si kombinatet, uzinat, fabrikat dhe ndermarrjet. Nuk u ndalen me kaq por vazhdoj ne shendetesi, arsim, art kulture, pra si perfundim nuk duan te bejne asgje vetem te vjedhin, te grabisin dhe te vazhdojne me retorika boshe demagogji, genjeshtra.
Po ndalim ne kete rast vetem tek teatrot, por perpara se te filloje degradimi i tyre deri ne gjendjen qe jane sot, ne fillim u shkaterrua ndermarrja e xhirimeve te filmavet artistik, vizatimor dhe dokumentar, gjithçka ka qene e qellimeshme, KINOSTUDIO “SHQIPERIA E RE”. Direkt pas mbylljes se ketij institucioni kulturor filmik qe eshte unikal ne mbare hapesiren e kombit shqiptar filloj ne drejtimin e shkaterrimit te skenes, pra te teatrit shqiptar.
Tani i ka dalur kallaji kesaj politike te drejtuara ne menyre te veçante nga SALI BERISHA shpellar, FATOS NANO bixhozqi pijanec dhe ky barboni i fundit endacak rrugesh zhgarravina EDI RAMA qe nuk duan arsim dhe kulture. Pa arsim, kulture nje vend eshte i shkaterruar nga intelekti kete duan te realizojne politikanet tane pervers dhe mafioz.
Ne keto ujra eshte si maskaraj EDI RAMA dhe ministre
e kultures MIRELA KUMBARO qe po dermojne kulturen ne kete rast teatrin shqiptar.
Prandaj artistet e te gjithave fushave dhe aktoret duhet te mblidhen dhe ti japin nje grusht dermues kesaj bande hajdutesh te veshur me firmato dhe t’ja heqin masken qe kane vendosur ne fetyre.
E kuptoni qe tani Shqiperia nuk ben dot nje film si duhet, e kuptoni se KOMBI SHQIPTAR NUK KA NJE TEATER KOMBETAR. Keto jane turpe.
Nuk behet teater neper stalla te bojatisura. Teatri kerkon ndertesa dhe kushte teknike si gjithe teatrot.
Por qeverite shqiptare nuk duan te bejne asgje por vetem te vjedhin fondet e vendit dhe te takasapaguesit shqiptar.
Ne vend qe te bejne nje TEATER MADHESHTORE te pakten si e ka SHKUPI i MAQEDONISE qe eshte vend dhe shtet me i vogel se ne, JO dhe VETEM JO ka 20-te vjet qe ne vendin ku ndodhet teatri barboni EDI RAMA kerkon te ndertoje GRATACEL dhe neper bodrumet e tij TEATER. Ky person asgje me shume eshte nje pizeveng.
Ku eshte politika dhe qeveria qe nuk ndihen per grabitjet monstruoze te mbi 700 mijelion Evro te kompative te karburanteve, 600 mijelion Evro te energjise elektrike dhe vjedhje te tjera te pafund si rruga e kombit ose e rruges se Gjinarit qe paret ikin dhe rruga s’behet. Shendetesia cope-cope. Jane pakesuar lindjet e femijeve dhe emigracioni-eksodi eshte shtuar duke ikur mjeket dhe infermieret e keshtu me radhe.
Pra, çfare po bejne politikanet??
Politikanet dhe qeveritaret e ketyre kallepeve dhe takemeve duhet ti jepen ligjit dhe te arrestohen.
Sa per disa militant qe flasin dhe peshperisin kodra pas bregun ti meshirojme dhe ti dergojme per vizite tek psikiatri si persona qe ja lajne dhe ja shplajne truret kryetaret e partive sipas deshires.
Edhe njehere aktoreve urime se kane shume te drejte.