Fuga: Ermal Metën po e kthejnë në vlerë kundër Shqipërisë

Leda Hysa

Akademiku Artan Fuga ka postuar në rrjetin social Facebook një koment mbi reagimet pasi shqiptari Ermal Meta fitoi vendin e parë në festivalin e  Sanremos.

Fuga ngre shqetësimin se triumfi i këngëtarit shqiptar në festivalin e famshëm italian po kthehet si vlerë kundër Shqipërisë.

Ore edhe për këtë çunin që fitoi në San Remo, do ta politizojmë dhe duke mos e lënë rehat, do ta kthejmë si vlerë kundër Shqipërisë.

Se paska pasur pas babë të dhunshëm; O Zot, përsëri e përsëri do të nënkuptohet se në origjinë ka dhunë atërore si gjenetikë shqiptare, dhe ka krijimtarinë si forcë italiane? Po edhe kur është koha për t’i thënë shëndet vetes, i them plaç.

Po çfarë hyn baba i dhunshëm këtu? Lëre për ndonjëherë tjetër. Se edhe kur të hipi në Eurovizion prezantuesit do t’i thonë botës mbarë ja ky që ka lindur nga egërsirat shqiptare, nga bishat, dhe Europa e bëri njeri! Që na plaçin sytë na plaçin”, shkruan Fuga.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • C’jane keto budallalleqe more z.Fuga ?
    Te dija njeri me nivel por nuk te kane hije keto.
    Per cilin kengetar ketu ne Shqiperi eshte shkruar per gjyshin, stergjyshin, baben e nanen. Sejcili e ka krijuar vete personalitetin e famen e tij.
    Nuk besoj se Italia e Europa do te merret me ato qe te shkon “mendja” ty.

  • Nqs eshte e vertete qe ne Shqiperi eshte shkruar ne kete menyre per Ermalin atehere kjo eshte hera e pare qe jam plotesisht dakort me ate çka shkruan profesori pa i hequr asnje presje komentit te tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *