Dy reperë italiane kanë përfunduar në pranga nga policia pasi dyshohen si personat përgjegjës për goditjen me thikë të një shqiptari 20 vjeçar.
Të arrestuarit janë Juri Margini dhe Emilio Finizio, i njohur si “Malacarne”. Ngjarja ka ndodhur në 4 shkurt të këtij viti.
I riu shqiptar Aldi Shipliati, futbollist në ekipin e ligës inferiore në Itali, ndërhyri për të ndihmuar disa bashkëatdhetarë të tij, të cilët po përplaseshin fizikisht me reperët italianë.
Në këtë moment, 20 vjeçari është goditur me thikë në bark dhe gjoks nga reperët italianë, të cilat pas ngjarjes janë larguar dhe kanë hedhur thikën në vendngjarje.
l.h/ dita
