Dashi
Duhet të jeni të përgatitur për një periudhë impenjative dhe të ngjeshur në drejtim të aktivitetit tuaj të përditshëm. Mirë ekonomia, por kujdes, tension në rritje në raportet ndërpersonale.
Demi
Duket se ka ardhur momenti për një kthesë pozitive në ecurinë e aktiviteteve tuaja, pasi sot Mërkuri, Marsi dhe deri diku edhe Afërdita janë në një orbitë shumë të favorshme. Moment i mirë edhe për dashurinë.
Binjakët
Edhe pse nuk është një moment i mirë për shumë prej të lindurve të kësaj shenje, nuk duhet humbur besimi, sidomos tani që suksesin e keni shumë më pranë. Jeni paksa konfuzë.
Gaforrja
Do të jeni në egidën e një Saturni shumë pozitiv, prandaj sot priten gjëra mjaft interesante, sidomos në aspektin profesional, ku mund të keni një ngritje në detyrë. Mos kini frikë nga e panjohura.
Luani
Marsi është në një pozicion të favorshëm për anën profesionale, ku sot vështirë të keni kundërshtarë por sot keni kundër Hënën, e cila sjell “sherre” të vogla në dashuri. Kujdes nga sëmundjet e stinës.
Virgjëresha
Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje do të jenë të favorizuar nga yjet, por duhet të kenë parasysh se janë të tjerët ata që mundohen të nxjerrin përfitime në kurriz të tyre. Pozitiv erosi.
Peshorja
Eshtë një periudhë jo e lehtë kjo nëpër të cilën po kaloni, por megjithatë aftësia juaj për t’ia dalë në krye edhe në momente të tilla do të bëjë që t’ia hidhni edhe kësaj radhe.
Akrepi
Edhe për ju, kuadri yjor, me hyrjen e Afërditës në shenjë dhe me Marsin në një orbitë pozitive, pritet një ditë përgjithësisht e mirë. Ndoshta është momenti që një projekt i juaj të marrë formë të plotë.
Shigjetari
Kur ke mbi kokë një hënë agresive duket se është normale të jesh, si i thonë një fjale “me hënë”, prandaj mos u çuditni nëse sot ju ndodh të ndryshoni mendje shpesh. Mirë erosi.
Bricjapi
Tani jeni në kulmin e dinamizmit e kjo duhet shfrytëzuar për të çuar deri në fund një iniciativë të ndërmarë kohët e fundit. Mërkuri dhe Marsi në shenjë ju japin stimuj dhe energji të reja.
Ujori
Kuadri yjor sot është shumë i qetë, por është fjala për një qetësi sipërfaqësore, sepse priten zhillime të reja në drejtim të aktivitetit. Jeni tërheqës, por kujdes, sepse mund të fillojë t’ju pëlqejë vetja shumë!
Peshqit
Kalimi i Marsit në shenjë, do të jetë mjaft pozitiv për shumë prej jush që gjatë kësaj kohe kanë qenë apatikë dhe pa shumë ide. Një propozim i ri për punë nuk duhet refuzuar.
