Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me Bashkimin Europian për forcimin dhe menaxhimin më të mirë të kufirit nga agjencia europiane FRONTEX.
Marrëveshja paraprake është nënshkruar nga Komisioneri i BE për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos, dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Ministria e Brendshme, Komisioneri Avramopoulos theksoi se kjo marrëveshje do të bëjë të mundur menaxhimin më të mirë të kufirit për të kontrolluar emigracionin e parregullt.
Në vendin tonë pritet të mbërrijë së shpejti një ekip i FRONTEX, që do të diskutojë me palën shqiptare për aspektet e tjera ligjore dhe më pas do të nënshkruhet marrëveshja e plotë.
“Kjo marrëveshje do të bëjë të mundur menaxhimin më të mirë të emigracionit të parregullt në interes të përbashkët, si të Shqipërisë ashtu edhe të BE-së. Kjo është marrëveshja e parë që është sigluar dhe përfunduar, dhe do na shërbejë si model për të ardhmen për marrëveshje të tjera me vende si Serbia apo Mali i Zi”, Avramopulos gjatë konferencës për median me Xhafajn.
Duke u ndalur në luftën kundër krimit, komisioneri i BE tha se beteja kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojë dhe se në këtë kuadër mirëpret procesin e vetingut në polici.
Avramopulos theksoi se BE është gati të japë fonde për luftën kundër drogës në Shqipëri.
“Më duhet të theksoj faktin që ne sot kemi nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi që ka të bëjë me luftën kundër drogës. Shqipëria në të ardhmen do të ketë mundësi të ketë akses në fondet që kanë të bëjnë me politikat kundër drogës. Kam kënaqësinë të them që ne tashmë do të kemi mundësinë që do të mbështesim ato iniciativa në luftën tonë të përbashkët kundër drogës. Ashtu si edhe me çështjen e terrorizmit, rrjetet e drogës nuk i njohin kufijtë. Këto përpjekje mund të bëhen efikase vetëm nëse ne bashkëpunojmë”, tha ndër të tjera komisioneri Avramopulous.
a.s/dita

Droga dhe Emigracioni !
Si droga edhe emigracioni jane Produkte ,
te politikave te ushtruara prej aleateve kto 28-vjet ne Shqiperi .
Vendosja ne krye te vendit ,kriminele e injorante ,
njohja e ktyre bandave ,si Parti Politike dhe mbeshtetur ato ,qe cuan Shqiperine ne nji shkaterrim total te gjithckaje qe exzistonte ne vend ,qysh nga industria e deri ke cdo mizerje ,duke i bllokuar shqiptarit cdo mundesi si qytetare ,te bej nji jete normale ,duke ja bere te pamundur jeten ne Shqiperi ,dhe shtyre qytetarin shqiptare ,QELLIMISHTE ne kufijt e Mbijeteses , beri qe shqiptari te kerkoje rruge te tjera per Mbijetese edhe pse presioni Diplomatik vazhdon,e ka per qellim qe ti vdese ,me cdo mjet ,madje duke perdorur edhe vet politikanet e Shqiperise .
Jane kto Argumente qe i duhen bere te qarta ktyre qenve te terbuar veshur me Kostum Diplomati ,por qe Brenda saj jane Djalli vet . Por mesa shofim gjithe kto vite ,28-vjet , s’ka asnji shenje ,perpjekje te shtetit e politikes Shqiptare (te pakten nga kta te PS-se qe shiten per Patriote) per ti fol Text te Qarte ,ktyre sherbetoreve te Djallit qe vizitojne Shqiperine her pas here ,per te mbajtur ne Shah ,zhvillimin e Shqiperise dhe mjerimin e qytetareve te ktij vendi ,madje duket qe jane ne sinkron te vazhdushem me politikat antishqiptare .
Shpresojme qe Greku mos t’i kerkoje Xhafiut ,lirimin e Keriminelit Grek ,qe i ngjan nji terroristi islamik ,qe mbahet ne burgjet shqiptare .
Per cfar tjeter mundet te vij nji Grek ne Shqiperi !!!!!!!!
Enveri,te pakten ishte burre,nuk lejonte kalimin e kufirit dhe e gardhoi ate me tela me gjemba dhe klone.Por keta,as te q,,, dhe as te leshojne.Po te keni bythe.populli mbahet duke i dhene pune,ulur taksat,rritur sherbimet e sidomos ne shendetesi,Me qenese nuk keni bythe per keto,kerkoni ndihmen e BE qe te beje punen e gardhit me tela me gjemba,ne nje kohe qe shqiptaret kerkojne te jene si europa.S’ka me turp te madh.