Vargje për këngë, një poezi dhe një fabul

Ornela

Zgjuar a në ëndërr?!

Po të puth në ëndërr, gjithë këto netë,
ëndërr-o moj-ëndërr, bëju e vërtetë,
se të puth një herë,
s’bëhet kiamet!.

S’bëhet kiameti,o moj bukuri,
po s’deshe në buzë,
nëm syrin e zi,që pastaj-moj zemër,
të mbytem aty!.

S’ka e s’ka si puthja,
në moshë të rinisë,
sepse puthja është,mjalti i dashurisë,
bekimi që Zoti,i dha njerëzisë!

Unë jam rob i bukurisë…

I përpij hiret e tua,
po s’ndihem aspak në faj,
unë Të Bukurën e dua,
them se jam një rob i saj!.

S’është e thënë të jesh poet,
me zjarr e me fantazi,
që një nure të vërtetë,
ta zhveshësh vetëm me sy!.

Ta zhveshësh vetëm me sy,
t’i shikosh si ta ka ënda,
përsëri e përsëri,
thesaret që ka përbrenda!

Thesaret që mban përbrenda,
përmbi ta ti të harrohesh,
mos ki friké se të lë zëmra,
mos u tremb….se nuk verbohesh!

Nëpër stacionet e jetës…

Nëpër stacionet e jetës,
na shket fati nëpër duar,
ose jemi para kohe,
ose jemi të vonuar!

Nëpër stacionet e jetës,
shpesh ëndrrat na bëhen pluhur,
se gjithmonë është e vështirë,
koha edhe vendi i duhur!

Shkon e vjen si një i dehur,
dhe nga jeta s’di ç’kërkon,
jeta është si një putanë,
herë të puth-herë të kafshon!

Arben Duka

Share This Article
4 Comments
  • NE 1944 DOLI NJE SPECIE QE QUHEJ ENVER
    QE ISHTE PEDERAST ME BARK SA NJE DERR
    QE ISHTE PA SHKOLLE, SADIST KREJT BETER
    MURTAJEN BOLSHEVIKE E HODHI SI ZEHER
    INTELEKTUALET I MASAKROI SI NJE HITLER
    SHQYPNINE TONE E TRANSFORMOI SI FERR

    • Është pulë e urtë,
      që bën koqevenë,
      po është kokoshi,
      që bën gurgulenë!

      Që bën gurgulenë,
      duke kakaritur,
      se në fakt veç glasa,
      gjer më sot ka qitur!

      vazhdon…

      Kokosh mburraveci

      Glasa veç ka qitur
      Gjer më sot kokoshi,
      Dhe me to gafuret,
      Si cubel kokboshi !

      Si cubel gafuret,
      Kokosh mburraveci,
      Dhe pse erë pocaqirë,
      Kundërmon koteci !

      Kotecin gjithë glasa,
      Kokoshi ka dhjerë,
      Dhe shet mend e mburret,
      Se kujton ç’ka nxjerrë !

      Kujton se ç’ka nxjerrë,
      Kokoshi nga vëra,
      Si krem karamel
      I duket e tëra !

      Si krem karamel
      Atij i ngjan glasa,
      Jashtëqitja tij,
      Të shahet s’ka gjasa !

      Gjithë “produkti” tij,
      Jo nuk ka të sharë,
      Kush guxon hap gojë,
      Ësht’ komplet i marrë !

      Kokoshit idiote,
      Pulat gjithë i duken,
      Që në rresht pas tij,
      Nuk pranojnë të futen !

      Për të të mira janë,
      Veç pulat bythëlëpirëse,
      Që për të shërbejnë,
      Si makinë fshirëse !

      Si makinë fshirëse,
      Dhe letër higjenike,
      Pulat sumllapiste
      Kanë mangësi psiqike !

  • Intelektual!
    Si ta merre mendja.Ne duhet te besojme:
    -Bark sa nji derr.Nuk asht e vertet.
    I pa shkolle.Ju mundi te gjithve qe ishit me shkolle.
    Sadist.Bani pak cfare e pakeshit lype.
    Masakroi intelektualet.Si shpetove.U fute nga dole.Nuk ta besojme se nuk te zen ne qoftese kthehesh andej dhe mbas nji sekonde.Vrima e satem asht e pa tolerushme edhe pse je pjelle e sateme.Kete e besojme se gjindesh kendejza qe derdellis ore e minut si intelektual qapraz.
    Shqiperin Ferre.Nuk asht e vertete.Ndertoi hidrocentrale gjigande,Spitale,universitete,zhduku parmenden e mbretenise zog dhe vendosi traktorin,rruge,pallate,ura,plantacione me vreshta,ullinje,agrume qe sot ia ka zan vendin ferra qe shpiferon intelektualiteti iyt.
    Ne keto qe i deklarojme sot i perserisim pa i lujtur as pike as presje po te ngrihemi mbas vdekjes se i kemi te verteta.Ndersa per ty, te tuat,jo levize pika dhe presja po behet qorbuline qe nuk ka inisan ta deshifroj.E,ti.Jo e jo ta perseritesh keto qe thua mbas dy oresh.sepse jane krijimtari shpifese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *