Sapo kanë mësuar se Etrit Berisha është kandidat për të zëvendësuar portierin e dytë të Lacios, Albano Bizarri, gazetarët italianë kanë nxituar të marrin mendimin e trajnerit të Shqipërisë, Xhani De Biazi. Trajneri nuk i ka kursyer elozhet për numrin një të skuadrës së tij: “Është portier me të ardhme të madhe, ka fizik të shkëlqyer. Është 195 centimetra dhe shumë i zoti në portë. Një lojtar që nuk emocionohet lehtë, ka një ftohtësi të jashtëzakonshme, dhe mund të bëjë punë të mirë edhe në një qytet të nxehtë si Roma. Po përmirësohet me hapa të mëdhenj, gjithçka që bën është falë të dhënave natyrale, sepse nuk ka pasur në dispozicion një shkollë si ajo italiane. Te Lacio mund të përmirësohet shumë teknikisht. Nuk ka pasur asnjëherë probleme fizike, ka luajtur me rregullsi, është sezoni i katërt që luan në ligën e parë në Suedi”. De Biazi ka vënë në dukje edhe një detaj tjetër, zotësinë e Berishës te penalltitë, si pritës dhe gjuajtës i tyre. “Në gjysmëfinalen e Kupës së Suedisë sezonin e shkuar priti një penallti dhe më pas shënoi një. Është ai që gjuan penalltitë në skuadër. Kjo sepse ka personalitet dhe është i ftohtë për të goditur”. Ai që e ka ndihmuar të debutojë në kombëtare është pikërisht De Biazi: “Luan në kombëtare nga qershori 2012, ka debutuar kundër Iranit në një miqësore dhe ka pritur më shumë se të gjithë. Po luan si titullar nga 2012 dhe nga atëherë luan gjithmonë ai në vend të Ujkanit”. Igli Tare e ka ndjekur me kujdes, por për portierin shqiptar nuk interesohet vetëm Lacio. “Igli më dërgon mesazhe pas ndeshjeve dhe di që ka ardhur ta ndjekë”, thotë De Biazi. “Di që edhe një skuadër tjetër italiane është duke e ndjekur”.

Fiorentina ka shprehur gjithashtu interesim per Ertritin. Shpresoj qe Ertriti mos pranoje te ngrohe stolin qofte kjo edhe ne serie A.
Le ta ngrohe stolin, ne serine A. Italia njohet per Shkollen e Portiereve. DO permiresohet shume edhe ne stol. Lacio ka shume ndeshje gjate sezonit dhe do i bjere rradha te luaje shume shpejt ne formacionin e pare. Po i bindi, ngelet portier i pare. Ose shkon me nje skuader tjeter te Serie A.
Suksese Ertrit!