Vdes foshnja në maternitet, në gjendje të rëndë nëna

Ornela

Një foshnje ka ndërruar jetë në maternitetin “Koço Glozheni”.

Sipas burimeve nga policia, 40-vjeçarja me inicialet V.K. ka shkuar në gjendje të rëndë në spital me foshnjën 2 javëshe, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, foshnja ka ndërruar jetë në maternitet, ndërsa e ëma ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas policisë, 40-vjeçarja me inicialet V.K. rezulton se është me çrregullime mendore.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *