Normalizohet situata e rrugëve në Qarkun e Korçës

Ornela

Normalizohet situata në të gjitha akset rrugore të Qarkut të Korçës, përfshi edhe Qafë-Thanën.

Është dashur ndërhyrja e 6 borëpastrueseve për të mbajtur nën kontroll Qafë-Thanën, nga Lini deri në Përrenjas. Trashësia e borës në majën e Qafës së Thanës ka shkuar në 30 cm.

Policia, në bashkëpunim me firmën nënkontraktore dhe institucionin e prefektit, për gjatë gjithë natës nuk ka lejuar kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë dhe të papajisura me zinxhirë edhe për të lehtësuar punën e borëpastrueseve.

Si rezultat i kësaj pune, i gjithë aksi rrugor, të gjitha rrugët nacionale të Qarkut të Korçës janë të kalueshme normalisht. Përjashtim bëjnë vetëm akset në zonat e thella malore, ku kalimi bëhet me zinxhirë.

Mëngjesin e sotëm aksin rrugor të Qafë-Thanës e ka inspektuar drejtori i përgjithshëm i ARRSH-së, Afrim Qendro.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *