Pse çiftet që martohen për Shën Valentin ndahen më shpejt se çiftet e tjerë?

Leda Hysa

Martesa në ditën e Shën Valentinit mund të duket një ide shumë romantike, por të dhënat tregojnë se një martese e tillë nuk rezulton të jetë e shëndetshme dhe jetëgjatë.

Sipas një studimi të realizuar nga ‘’University of Melbourne” në Australi, çiftet që zgjedhin të martohen në këtë ditë, kanë më shumë gjasa të ndahen në krahasim me ata që zgjedhin data të tjera.

Në studimin e botuar në revistën ‘’Journal of Population Economics’’ u analizua ecuria e 1.1 milionë martesave në Holandë. Rezultatet përfundimtare treguan se 6% e martesave të lidhura më 14 shkurt, pikërisht në ditën e Shën Valentinit kishin përfunduar në divorc në harkun e tre viteve.

Sakaq mesatarja e divorceve pas vitit të tretë të martesës të çifteve të martuar në data të tjera ishte në nivelin 4%./ shije.al

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *