Mbrojtje me Gardë për kreun e SHISH

redaktor
Një nga vendimet që është firmosur sot nga kryeministri në ikje, Sali Berisha, është ai që sanksionon ruajtjen e shtëpisë së kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi, nga Garda e Republikës. Nuk dihet se përse është marrë ky vendim dhe pse pikërisht në këtë moment. Vendimi është një shtesë në ligjin për banesat e personaliteteve që ruhen nga Garda e Republikës. Visho Ajazi, emërimi i të cilit u kundërshtua ashpër nga opozita, mori detyrën menjëherë pasi Bujar Nishani u zgjodh president.
Share This Article
1 Comment
  • Perse duhet garda e Republikes,nje skelet i mbetur nga koha e monizmit?Ne asnje vend demokratik nuk ka garde,por ka ruajtje te qeveritareve vetem me nje dy,a maksimumi tre bodigarde!Kujtoni goditjen me ikone qe i beri Berluskonit nje i rrevoltuar duke i thyer,si dihet dhe dhembet!Vetem bodigardet ruajtes te tij ishin prezent, askush tjeter!Cduhet ky skelet mumjesh “garde”,kur buxheti i shtetit eshtë edhe bosh?…Nuk jam te mos ruhet Visho,ne detyren shume te larte e te respektuar qe ka,pavarsisht se dhe une nuk e miratoi vendimin si e beri Berisha titullar,por perse të ruhet me garde?Edhe vet Rama duhet ta shohe ruajtjen e tij personale,ku mjaftojne,mendoj tre-kater bodigarde,ndaj i propozoj ta shkaterroje kete relike te vjeter staliniste te stalinistit Sali dhe te beje nje ruajtje vetjake si ne vendet perendimore!Nuk them te shkruhen forcat speciale qe duhen per nderhyrje te shpejte, kur krimi godet,kurse garda duhet shkrire!Do deshiroja si Sarkozy, Rama te shkonte ne kryeministri me biciklete, por ne vendin e shqiponjave kjo nuk realizohet! Atehere mbetet ruajtja si e kryeministrit italian Letta,me bodigarde…Aq me teper qe garda dihet eshte vrastare dhe pikerisht edhe per kete Rama duhet ta shkaterroje si strukture!Une te isha kete do beja nga gjerat e para, per ti treguar shqiptareve se jo garde,por as antiplumb Edi Rama nuk vesh!Nese Sovrani nuk e do, ai di si të dorhiqet pa vrare asnje shqiptar,qofte edhe kundershtar i dhunshem!…Rama di cdo beje! Besoj ne qytetarine dhe modernitetin e tij te padiskutueshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *