Vuçiç: Ballkani Perëndimor duhet të heqë barrierat tregtare

editor
Beograd, 24. oktobra 2012 - Prvi potpredsednik Vlade i ministar odbrane Aleksandar Vucic govori na otvaranju medunarodne naucne konferencije "Balkanski ratovi 1912/13. nova videnja i tumacenja". FOTO TANJUG / TANJA VALIC / dmm

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka publikuar së fundmi një opinion në “politico.eu” të cilin e titullon: “Ballkani Perëndimor duhet të heqë barrierat tregtare”.

Shkrimi i Vuçiç dominohet nga termi Ballkani Perëndimor dhe nga një frymë avokatie për rajonin tonë. Serbia përmendet vetëm një herë, duke na ofruar kështu një qasje më të gjerë të Vuçiç të paktën në mënyrën si do të prezantohet.

Ai e nis me të shkuarën e afërt të luftërave, vrasjeve dhe përçarjes rajonale për të ardhur te realiteti i tanishëm i afrimit dhe komunikimit.

“Ne vendosëm të mësojmë nga gabimet e së shkuarës. Ne vendosëm që të parët janë vendet dhe njerëzit tanë. Ne duhet ta festojmë këtë arritje. Por duhet gjithashtu të njohim se ka ende shumë punë për të bërë. Tani që Ballkani Perëndimor është i bashkuar në ambicien tonë për t’u bërë pjesë e BE-së që së fundmi ka publikuar një strategji për rajonin – ne kemi një mundësi unike”, shkruan ndër të tjera Vuçiç.

Sipas presidentit serb, Europa po kupton rëndësinë dhe vlerën e biznesit me vendet e rajonit tonë dhe për këtë ka disa të dhëna: 44 miliardë dollarë shkëmbime tregëtare për vitin 2016 në një treg 20 milionë banorësh.

Vuçiç vlerëson si të ulëta investimet private, si problem papunësinë e rinisë çka sugjeron si rrugëdalje optimale: krijimin e një tregu të përbashkët mes vendeve tona.

Sipas tij, tregu i përbashkët rajonal do të sillte 8-9 miliardë dollarë investime vjetore krahasuar me 4.6 miliardë që është aktualisht.

“Kjo do të shërbente si pikë konvergjence mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Vuçiç sipas të cilit tregu rajonal i përbashkët do të frenonte edhe emigrimin masiv të njerëzve.

“Historia tregon se bashkimi ekonomik është kyç për stabilitetin politik”, vijon presidenti serb. Sipas tij CEFTA është gur themeli i një procesi që duhet përmbyllur me krijimin e tregut të përbashkët.

Çështja e tregut të përbashkët është mbështetur nga Shqipëria, apo më saktë qeveria aktuale, por nuk shikohet mirë në Mal të Zi dhe në Kosovë, ndërkohë që raportet ekonomike sa vijnë dhe ndërthuren. Duhet theksuar edhe njëherë se shkrimi nuk merret formalisht me çështjet serbe, por i mëshon idesë së Ballkanit. Një mesazh me disa kuptime mes të cilëve edhe ai se Serbia është aktualisht vendi kyç që udhëheq procesin e tregut rajonal.

n.s. / dita

Share This Article
3 Comments
  • avashni juve me Ballkanin me treg te perbashket
    Evropa perendimore qe ballkani e shef me dylbi per nga progresi, ka kaq dekada ne treg te perbashket, e tronditet gjithnje per shperberje, sa nga Greqia borxhlesha, sa nga breksiti a freksiti, sa nga varfanjaket si PIGS, sa nga sllavolindoret me Hungarine si Poloni, Ceki, Sllovaki

    Ehu sa ujera do rrjedhin ne ballkan para se te sigurohet njeriu nga obskurantizmi sllavo-ortodoks, ne mos kurre.

  • Eh more shoke une mbeta duke jua shkruar dhe ja ku e keni te faktuar. Nuk behet diplomacia me nacionalizma ekstreme, corape te kuqe, atlete te bardha apo barcaleta pa kripe. Shikoni si artikulon Vucic, e krahasaojeni se sa vjet drite larg eshte me qendrimet e kriepsikopatit qe nuk di se cfare eshte diplomacia se eshte mesuar vec me gallate bordurash. Aq karagjoz po tregohet qy i yni sa edhe greku tashme po ben si i do qejfi se nuk i ve fare ne defter. Me sa duket nuk keni pare gje akoma.

    • Budallallek kolossal kjo qe thua!!
      Nuk e kupton hapjen kufijve c’do me then dhe ja fut Rames kot!!
      Anal itike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *