Është zhvilluar sot seanca te Krimet e Rënda për gjyqin e Sadetin Sulës, i akuzuar si vrasës i bashkëshortes Suela Sula.
Sot u dëgjuan 5 regjistrime audio, të cilat janë marrë nga telefoni i viktimës.
Në regjistrimet, të cilat janë bërë 5 muaj para se Suela të ekzekutohej, dëgjohen debate mes çiftit, ku Satedini akuzonte bashkëshorten se fëmijën e 3-të e kishte me persona të tjerë.
Po kështu, në debat e sipër, viktima i kërkonte të pandehurit të kryenin analizën e ADN-së për të vërtetuar se fëmija ishte i tij dhe njëherazi i kërkon divorcin.
Gjithashtu, dëgjohen bisedat mes Satedin Sulës dhe Fation Karmeshtës, ky i fundit i dyshuar si ekzekutor, ku Sula kërkon ndihmë Karmeshtës t’i bëjë magji bashkëshortes së tij që të mos e kundërshtonte.
Karmeshta i thotë të pandehurit se gruan do ia nënshtrojë duke i bërë magji dhe për këtë ai merrte para.
Regjistrimet audio u zbuluan një vit pas ngjarjes.
o.j/dita
