“Maskat” grabisin biznesmenin në Lezhë

Ornela

Dy persona të maskuar dhe të armatosur sulmuan afro mesnatës një tregtar në Patok të Kurbinit. Seit Sinani ka qenë duke mbyllur lokalin e tij në Lagunë, kur grabitësi i drejtuan armën.

Pronari i lokalit është detyruar t’u japë autorëve 5 milionë lekë të vjetra, aq sa dhe kishte në lokal.

Më pas sipas dëshmisë së Sinanit, grabitësit u larguan me makinë.

Policia ka shoqëruar disa persona, banorë të zonës, por pa arritur të vërë në pranga autorët e vërtetë të ngjarjes.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *