Historia e rrethimit të kalasë së Ishmit, pas të cilës Skënderbeu vuri kokën e dhisë në përkrenare

editor

Moikom Zeqo

Për kështjellën mesjetare të Ishmit është një legjendë, që lidhet me emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Turqit, që e rrethuan kështjellën qenë aq të shumtë, sa radhët e tyre dukeshin sikur s’do të mbaronin kurrë.

Kështjellarët qenë një numër jo shumë i madh. Skënderbeu me forcat e tij vendosi t’i sulmonte turqit natën nga krahët.

Ai u dërgoi lajme kështjellarëve, që dhe ata të sulmonin në të njëjtën kohë.

Sulmi u bë në mesnatë.

Kështjellarët morën dhitë që kishin brenda u vunë në brirë pishtarë dhe në errësirë e lëshuan kopenë e tyre nga kështjella drejt armikut.

Njëkohësisht sulmuan dhe vetë duke mbajtur pishtarë në duar.

Sulmi qe i papritur. Turqit u lemerisën.

Ata shihnin në terr pishtarët dhe s’mund të kuptonin se një pjesë e tyre mbarteshin nga dhitë.

Sulmi i shqiptarëve qe i suksesshëm. Turqit u tërhoqën.

Që nga ajo kohë thotë legjenda Skënderbeu për të nderuar kujtimin e dhive urdhëroi të bënin një kokë dhie mbi përkrenaren e tij të luftës.

 

****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
55 Comments
  • Më paskan pas thënë që bagëtitë nuk udhëtojnë natën. Por ja që kjo “paskan pas thënie” rrëzohet nga i madhi Zeqo.
    Po kështu më paskan pas thënë se “dhija” është e uruar, ajo shkel atje ku rrallë shkel këmba e njeriut, ngjitet ndër shkëmbinj sikur ecën në bulevard. Shkathtësia, shpejtësia dhe aftësia për ti shpëtuar armikut e hyjnizojnë “dhinë. Por edhe këto cilësi nuk i vërtetojnë asgjë z.Zeqo.
    Strugani2

  • Ti Srtugani 2 injoranti mos dile me ate nofke se na mbarrove, u tru thate .Pse nuk e kuptone se je trupe pa gdhende…

  • Në numizmatikën ilire tërheq vëmendjen një fakt tjetër interesant: në disa monedha autonome të prera para e. s., në disa qytete ilire, figuron Dhia e Shenjtë Amalthe! Kjo duket në monedhat autonome të ishujve ilirikë të Isës dhe të Farit (Kroaci), të prera në shek. IV para e. s., etj.

    Rreth dy shekuj më vonë, në vitet 211-197 para e. s., pritet gjithashtu monedhë autonome me kokën e Dhisë Amalthe në faqe të monedhave, të prera në Lissus (Lezhë). Dhia e shenjtë Amalthe shihet edhe në monedha të prera te fisi i athamanëve të vendosur në ekstremin jugor të hapësirës epiroto-ilire.

    Në mitologjinë pellazgjike dhe në letërsinë greko-romake, janë katër versione për prejardhjen e kësaj dhie, por këtu parashtrohet më i përhapuri ndër ta: Amalthea është bijë e Diellit, pra është parahelenike rreth një mijëvjeçar e gjysmë.

    Në legjendat pellazgjike dhe në traditën letrare greko-romake, Amaltheia kishte marrë përsipër ta fshihte Zeusin foshnje në malin e Idas (Kretë) dhe ta ushqente me qumështin e vet e ta rriste, sepse i ati, Kroni, e kërkonte gjithandej për ta gëlltitur. Amalthea e kishte maskuar Zeusin në degën e një peme me qëllim që i ati të mos e gjente dot “as në qiell, as në tokë, as në det”. Ajo kishte mbledhur kuretët që me këngët dhe me vallet e zhurmshme luftarake të mbulonin të qarat e Zeusit kërthi. Më vonë Zeusi, kur u rrit dhe u përgatit për të luftuar me titanët, bëri një mburojë me lëkurën e Dhisë së Shenjtë, e cila u quajt aegis, egjidë (mbrojtje).

    Siç thuhet nga mitologët dhe njohësit e thelluar të letërsisë greko-romake, Zeusi në lojë e sipër ia thyen Dhisë së Shenjtë njërin bri dhe ia bën dhuratë, duke i premtuar se briri do të mbushej mrekullisht me të gjitha frutat që ajo do të dëshironte. Ky është briri i Amalthesë, ose cornu-copiae (briri i bollëkut), aq i pranishëm në numizmatikën epiroto-ilire.

    Figura e kokës së dhisë, që duket në përkrenaren e Gjergj Kastriotit, lidhet me Dhinë e Shenjtë pellazgo-ilire, që figuron në monedhat ilire, duke përfshirë këtu edhe ato epirotet, sigurisht. Siç thotë Shtjefën Gjeçovi, “Zojzi (Zeusi) edhe sot nderohet në Shqipninë e Veriut, në mos me dije, me padije”. Në fakt, në Shqipërinë e Sotme, që shtrihet në hapësirën gjeografike të Ilirisë Jugore, mbijeton një mitologji e lashtë, ku të gjitha dukuritë e natyrës kanë për themel një mitologji të lashtë, të ruajtur me zell, si themel të një besimi të patrandshëm. Në Shqipëri ende festohen kremtime, që mund të kenë rrjedhje ilire (Bernardin Palaj). Tomorri “asht mali ma i naltë i Shqipnisë Jugore dhe sajon nji farë altari të shêjtë fetar e kombëtar, pa dallim besimesh dhe fisesh” (“Drini”).

    Duke pasur parasysh këto që u thanë më lart, ne bindemi se koka e dhisë në përkrenaren e Skënderbeut e lidh Heroin Kombëtar Shqiptar me Dhinë e Shenjtë Amalthe të traditës pellazgo/ilire të Zeusit Dodonaeus, çka përbën një argument tjetër të vijimësisë pellazgo-iliro-shqiptare.

    Si përfundim, shqiponja dykrenore e flamurit të Skënderbeut dhe e Ismail Qemalit të Vlorës, si dhe përkrenarja me kokën e Dhisë së Shenjtë Amalthe e Heroit Kombëtar Shqiptar, i përkasin plotësisht traditës pellazgo-iliro-arbëreshe të Dodonës.

  • Moikomi që mund ta quajmë Konicën e dytë nga universaliteti i djeve” si një biblioteke lëvizëse” e di mirë prejardhjen mitologjike të kokës së dhisë,por ai tregon një legjendë shqiptare,bile lokale.Edhe këjo është e bukur e domethënëse po të kemi parasysh efektet e mëdha dhe gjurmët që Skënderbeu la në taktikat e pafundme luftararke që e bënë atë një nga prijsat luftarakë më të shquar të të gjitha kohrave.

  • Moikom,
    Miku im,
    Nuk na ke thene gje me kete rrëfenjë qe tingellon me shume me trillet romantike te Barletit….
    Mua me duket se ky komentuesi me nicknamen “editor”, eshte me i besushem , se ne ato kohra mitologjia kish me teper lidhje me simbolet e Luftetareve!…Nuk jane vetem tek populli yne keto simbole, edhe te popuj te tjere ato vijne nga thellesit e shekujve dhe më së shumti nga mitologjia dhe besimet!…
    Pershendetje Komi, ti ke shkruar gjera te mrekullushme, kur i mbeshtet ne dokumente historike dhe studimin e Lashtesise!…

  • E more vesh more xyz se ja ke fut kot me injorancën tënde? Simboli i dhisë dhe gjarpëri janë të hyjnizuar nga ilirët. Po ti aq di aq thua, por mos kundërshto komentet por jep mendimet e tua. Hë të pastë xha Spiroja

  • Ke harruar te shtosh qe pervec pishtareve qe mbanin ne brire, dhite i kishin mesuar qe te ulerinin “Vdekje turqve”, sigurisht ne turqisht, qe ta kuptonin turqit dhe te trembeshin.

    Hajde Moikom, hajde se po ja kalon edhe Vellezerve Grim me keto perralla.

  • o perrallaxhi me shkolle Cabejane e kohes se merhumit.Po Aleksandri I madh dhe Pirro burri I Epirit mos dhe ata Kane perdorur bagetite me pishtar te ndezur dhe pastas kane perdorur si simblol ne perkrenare ………..?……..

  • Koka e dhisë, që mbajti Iskanderbeu mbi kokë, duhet të ketë qenë një arsye tjetër dhe më e madhe. Emri i tij Skenderbe është i shtrembëruar gjatë kohës, sepse në të vërtetë ka qenë Izkanderbe, pra që ka nder. Ky emër rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe në kohën e tij njerzit e rendit të lartë e dinin se stërgjyshat tanë kanë qenë pellazgët. Zeusi Pellazg u rrit në një shpellë të Kretës dhe është ushqyer nga qumshti i dhisë Amalthea. Britë e saj mori Iskanderbeu dhe i vuri në kokë dhe i fitoi të gjitha betejat me ushtrinë turke, më e madhja e kohës..

  • Koka e dhisë, që mbajti Iskanderbeu mbi kokë, duhet të ketë qenë një arsye tjetër dhe më e madhe. Emri i tij Skenderbe është i shtrembëruar gjatë kohës, sepse në të vërtetë ka qenë Izkanderbe, pra që ka nder. Ky emër rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe në kohën e tij njerzit e rendit të lartë e dinin se stërgjyshat tanë kanë qenë pellazgët. Zeusi Pellazg u rrit në një shpellë të Kretës dhe është ushqyer nga qumshti i dhisë Amalthea. Britë e saj mori Iskanderbeu dhe i vuri në kokë dhe i fitoi të gjitha betejat me ushtrinë turke, më e madhja e kohës..

  • simbol i vjeter, Skenderbeu quhej Iskander, dmth Aleksander. E quante veten Epirot, dmth pasardhes i Pirros dhe Aleksandrit te Madh, i cili kishte dy brire ne perkrenare. Pervec tjetres, simbolike e templareve, qe Venegoni figuren e Baphometit. Apo simbolika e Artemides qe ishte rafiguruar nga dhia e eger, e zgjuar, e shkathet dhe e pakapshme.

  • Llogjika ma do te respektoje komentuesin e pare.Shume sakt e thote betixhob “ai po tregon nje legjende shqiptare,biles lokale”.C,fare ka ketu per te bere aludime te ndryshme?.Sqarimi i Ganiut eshte i sakte,por te mesuar nga njerezit e dijes…

  • Kjo e dhive me pishtare ne brire, eshte legjende e vjeter arabe dhe i kushtohet Mujametit. Me islamizimin e popullsise shqiptare, ose me ardhjen e atyre qe qene edukuar e stervitur ne Perandorine Osmane, kjo legjende u pershtat per Skenderbeun.
    Keshtu qe, mjaft me perralla, o Moikom.

  • –Ketu e 60 vite me pare , hstorine e PERKRENARES se SKENDERBEUT , mesuesi i fillores na e ka treguar keshtu: —
    — Skenderbeu , me nje pjese te luftetareve te tij ish vendosur ne nje vend malor te maskuar , ne pritje te momentit mer goditjen e forcave turke nga shpina. Ne nje moment te caktuar gati te gjithe I kish zene gjumi ose dremisnin , perfshi edhe roje.
    — Ushria turke , qe ish informuar pe kete vendndodhje te Skenderbeut , nis forca te shumta per ta asgjesuar. Gjate kohes qe po I afroheshin shume dhe dara e rrethimit gati po mbyllej , prane kokes SKENDERBEUT ish afruar nje SORKADHE e eger [mali]. Ajo filloi te gerryente token duke hedhur guret dhe dheun me kembe e duke turfulluar me hunde.
    — SKENDERBEU zgjohet menjehere , dhe kur pa ushtrine turke qe afrohej dha alarmin . Mori masat ashtu sic dinte ai vet dhe forcat e tij shpetuan nga rrethimi dhe asgjesimi I sigurt.
    —- QE NGA AJO KOHE, SKENDERBEU SHTOI NE PERKRENAREN E TIJ EDHE MAKETIN E KOKES SE SORKADHES.
    — NE JUGE te Shqiperis , koka e DHIS nuk simbolizon sgjuaresi apo trimer cka ishin karakteristika te heroit tone kombetar. . JO rralle gjejne vend shprehjet :- ” AI, [AJO] eshte KOKE DHIJE” ose ” KU DI DHIJA CESHTE TAGJIJA” ose ”AJO SILLET SI DHI PYLLI” ose ” SI DHI E EGER” etjer . Pra DHIJA simbolizon njeriun jo shume te zgjuar, te ditur apo te kulturuar.
    — SORKADHJA ne Juge te Shqiperis , sidomos femra nuk vritej kurre. Te vjetrit thoshin ”ESHTE GJYNAH” duke treguar shume historira. Gjithashtu AJO, simbolizon shkallen e larte te shkathesis, shpejtesis, e te guximit P.SH. –” AI [AJO] eshte SORKADHE MALI” ose ” hecte, fluturonte SI SORKADH MALI ” ose ” Kish trupin si SORKADH MALI” . Ka shume shembuj qe SORKADHJA TRAJTOHET SI DICKA E VECANT , E SHENJT”
    —- NJE NDODHI REALE ME SORKADHEN .
    Shtepite e te pareve te mij jane akoma rreze mali Trebeshine, aty ku fillon guri gelqeror.– Nje xhaxhai I’m , nje mengjez sa kish lind djelli , ne nje distance te largett , ne shhpat te malit shjkon nje SORKADHE te vogel qe kulloste. I afrohet deri diku, dhe me belcik e qellon. Sorkadhja qendon ne bisht e pa levizur. Afrohet ….por mbeti shtangur. SORKADHJA isht ulur ne bisht, me dy kembet e para qendronte drejt e kthyer nga lindja e djelli dhe nga syte I rridhnin lot . Ish afruar disa metra larg . Ajo kish hedhur nje veshtrim te shpejte dhe vazhdoi te lotonte me syte nga djelli I mengjesit. , pa levizur.
    — SI i ri e kurbetlli I hershem e me pak shkolle AI nuk para u besonte gojdhenave . Por ne kete rast , ish prekur shume prej loteve te saj dhe ish larguar pa e luajt nga vendi , pa e prek me dor. Ne mbremje e gjeti te shtrire dhe te ngordhur, Hapi nje grope dhe e varrosi aty pran duke vendosur ne ate vend nje grumbull guresh , Gradualish , ai vend ,…,mori emrin ”VENDI SOKADHES”.. Mbas martese, ai nuk pati femij . Disa nga njerzit thoshin se e ka mallkuar sorkadhja.

    Tomor Voda – NY. USA

  • Kjo ngjarje ësht e vërtet por Skënderbeu ishte brenda kështjellës i rrethuar, jo jashtë kështjelle. Dhe Skënderbeut i shkoj në mendje përdorimi i dhive. Ndërsa pak më thellë, ka të bëj me Shenjën e Bricjapit, që qshtë shenja e horoskopit të ilirëve, kur çelet viti.

  • Me perngjan me starujen e bamhotepit qe keto besimtarer satanista deshin te vendosnin ne Iowa. Keq ne vjen po ndoshta Skenderbeu diku eshte bere admirues I Templareve qe e kishin adoptuar kete simbol Po qe me vone u luftuan prej kishes pasi kishin trasida te pista antikrishtere so peshtyrja e kryqit. Koka e dhis Po ta shikosh

  • Me perngjan me statujen e Baphomet qe keto besimtarer satanista deshin te vendosnin ne Arkansa.

    https://www.google.com/amp/s/www.washingtonpost.com/amphtml/news/acts-of-faith/wp/2018/08/17/a-satanic-idols-3-year-journey-to-the-arkansas-capitol-building/

    Keq ne vjen po ndoshta Skenderbeu diku eshte bere admirues I Templareve qe e kishin adoptuar kete simbol Po qe me vone u luftuan prej kishes pasi kishin trasida te pista antikrishtere so peshtyrja e kryqit.

  • Ata qe bene perkrenaren dhurate, latinet, na quanin dhe thirrnin Epirote. Burri me i shquar luftetare i kesaj race ishte Pirro. Perkrenarja e tij ishte me bri dhije. Ne kujtim te tij u nderua heroi yne. Kaq thote historia e hulmutuar.

  • Paska shkuar per lesh dhe Miokomi.
    Me e bukura eshte kur lexon ne fund te shkrimit qe ndalohet kopjimi dhe shumfishimi i artikullit – po kujt i duhen keto budalleqe?

  • I beson edhe vete keto budallalliqe me brir?
    Po ajo tip helmete ishte simbol i skytheve edhe Komaneve.Turkmene kaukazik dmth stepor.
    Po akoma me keto perralla per femijet e kopeshtit ?
    Po ndonje kerkim shkencor me fakte , e llogjike nuk paskeni ?Po ke mare edhe njemij tituj e grada shkencore?Apo ngaqe shkruan ato qe kane qef qeveritaret edhe kopete e injoranteve?Po kush ka studiuar drejt ate peirudhe .etnicitetin edhe traditat ,gjeopolitken rajonale e me gjere ne ate kohe?Po keto ben shkenca e jo trillime te ketij kallepi ,qe me kujtojne skenaret e teatrit te kukullave dikur.
    Sa vjec ishte Skender Beu ne ate kohe ?150 apo 200 vjec?Po edhe veneciane direkt te kishit qen sdo te ishit kaq mohues edhe trillues e manipulatore.Ne fakt edhe vete venecianet ishin me racional,edhe aspak idiote nacionaliste. Po qysh mund te kete luftuar Skender Beu ne nje keshtjelle qe nuk ishte fare ne kohen e tij?Ne nje keshtjelle qe mbi te gjitha u ngrit per te penguar poshtersite Venciane?Ne nje keshtjelle qe i dha autoritet popullit edhe tokes bregdetare Arberore.Qe u vu totalisht ne sherbim te interesave vendase.Qe pengonte cdo zbarkim kolonizatoresh papist?Po e llahtariset mentalisht kete popull me degjenarata te tilla.Njeoficer Osman Skender Beun e ngritet e dhe e bete dragua.Nga ana tjter shani myslimanet e shpifni kunder tyre duke vjell cdo poshtersi te mundshme edhe pertej imagjinates.Servila edhe mercenare ,bazhibozuke qesharak derine dhembje.Sahan lepires ,pseudohistoriane edhe mashtrues te rendomte.Placaot e Evropes ,edhe Spanja qe eshtezemra e katolicizmit .nderon cdo dijetar qe ka jetuar asaj toke qoftee dhe arab.Biles edhe krenohen me ate kulture nga Ktalonja deri ne Andaluzi.Ndersa shqiptaret qe u gjeten nga osmanet me kerraba cobanesh ,edhe te rrahur keq e te shperndare nga Venecianet e sllavo bizantinet ,qe ishin me morrin si tanks ne koke ,mohojne dhenuk falenderojne ate Clirim te madh.Clrimim qe do te personalizonte kete komb me njepersonalitet etnik homogjen edhe me territorre te percaktuara qqarte.Territorre qe ende u referohen sot shqiptaret.Por nuk jane ne fakt arbereshet ,por nje dore etnikeshq e nuk kae lidhje me arbereshet .Ardhje e mbetje etnike.Qe patoligjikisht jane antialbane eshpifin e shpifin sajojne e intrigojne pareshtur kunder ketij populli.Nderojne nje Mysliman si Skender Beu edhe shajne myslimanetshqiptare, e pare me koqet e nje Jeniceri Mysliman mburren.

        • Epirotit turkoshan i ngrien qimet e kokes perpjet kur permendet i madhi Hero i Shqiptareve GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU.

        • Ti mund te jesh nje peceneg, tartar, gabel, cerkez, gagauz, selxhuk,mongol por kurre nuk mund te jesh nje epiriot me Zemer e me Shpirt.

          • Mollasi te mos prese personi nuk eshte paraqitur .Gyrgylez pa vetedije etnike.Nuk meson dot nje Epirioot se ke te nderoje e ke te respektoje.E per dije nuk matesh dot kurre me nje Epiriot.
            Skender Beu ishte Epiriot.Epiriotet e nderuan duke e vene ne krye te ushtrise meqe kishte grada te larta Osmane.I sherbeu Perandorise me vetemohim.Kur i mori ere koka Epiriotet e ndeshkuan ne Berat.Ate edhe padronet e tij Katolike Katalane.Pse Turq ishin ata qe shkaterruan ushtrine e katolikeve?Po nejse te falet se aq di.Paske degjuar edhe per Molosine hahahaha

        • Hhahahahaha Osman ishte edhe Osman vdiq.Dikush shkruan qe garda e Skender Beut ishin Dugagjinas( ne ate kohe dukagjini flistedialekt komano-turkmen dhe sllavisht,per ataqe se dine dmth).E para nuk kishte garde ,por njesi ushtarake profesionale.Qe ishin me shumice jenicere shok armesh me te qe e ndihmuan ne aventuren e tij .Ishin Myslimane edhe ushtarake Osmane njejte si Skender Beu.Po nuk besove pyete edhe Profesor Moikomin.E te jep ai shpjegime me mire.Por profesori ka zgjedhur te marri ndonje rroge qyl s,e hesht para severtetes. .kurse ti je kaps nga trute e nuk lirohesh dot.Mistrec.Arbereshet e ndihmuan Skender Beun derisa u lidh me Katoliket.Atje i dhane nje dru atij edhe regjimentit katalanas spanjollet qe erdhen te merrnin Beratin ne Dorezim.Nuk ishin turq ata qe shpartalluan ushtrine katolike.Debil.Nuk erdhen me parashute turqit o trukapsllik.Ishin Epiriotet qe i rane asaj ushtrie.E ne krye i printe Hamza Kastiroti trimi i djalerise shqiptare ,tmerri i katolikeve.Ndeshkuesi i Bosnjes ,edhe kelyshave te tjere ne veriperindim te Epirit(Arberise).I vetmi qe nuk pati frike nga katalanet edhe sherbetori i tyre Skender Beu.Edhe e fituan luften jo me dredhi sic e paraqesin por drejt perdrejt ne fushe beteje.Sic kishin fituar cdo lufte tjter qe nga antikiteti edhe deri ne ditet tona.Po ti si Tomorrak qe je ,te kane mesuar gabim.Se te paret e tu kane qen pikerisht ne ate ushtrine e Epirioteve qe shpartalloi ushtrine katolike spanjolle.Po ku di ti kaq thelle ,ty teka zene truri kaps e pjerdh nga goja.

          • Te mbefte dhe ti damka e tradhetarit te Atdheut te vete si Hamza Kastrioti o turkoshaki ” epirot” edhe pse pa emer si Hamzai, Esat pasha , Ballaban, pasha e shqiptare te tjere turkoshane qe luftuan kinder popullit te tyre per interesat e sulltaneve mongole.

  • Pellazget me kafka superiore mallengjehen me PALLAVRAT e MERCENARIT Molotov.

  • Gjate lufterave per liri Skenderbeu ne shume episode perdorte edhe ngjarje jo reale si arme psikologjike kunder pushtuesve. Nuk eshte çudi se kjo puna e dhive me pishtar ne koke eshte legjende arabe, por e kopjuar me sukses nga i madhi skenderbe. Jane shume episode para betejave qe skenderbeu perdorte tallje kunder osmaneve. Nuk paragjykohet shkrimi i M.Zeqos, ne kohet moderne ai eshte nje nder historianet shkencetaret dhe filozofet me te mire shqiptar.

    • Beni ,

      ne nji far menyre ke te drejt ,por ka shume tregime

      e gojdhana nga Malesia bashkluftetaresh te Heorit

      qe perbenin Garden e Mretit te Shqiptareve sidomos Dukagjinasit .
      Nji shkrim i lashte thot se Skenderbeu perdori ate si Perkrenare si pasues direkt i Pirors se Epirit por edhe Aleksandrit te Madhe te cilet ,qe te dy mbanin kte simboll tee Brireve te Dhise e cila sipas Mitoligjise Lashtesise eshte simboli i Fitores dhe te Pamposhturit .Kjo njifet edhe ne Mitologjine Romake .
      ——-
      Pastaj ka shkrimi sllave qe e interpretojne ndryshe ,
      kronikan sllav pran ushtrise Shqiptare te asaj kohe qe thone se, Skenderbeu ishte vecse nji Gjenral i Jashtezakoshem por dhe mjaft Inteligjent .Ai njihte mire historine e Turqise popullit turk dhe taktika e tij e vecante ,qe u kopjua me von dhe studjuar nga gjithe Mbreterite e Botes ishte ajo e mposhtjes Morale te Kundershtarit ,qe shqiptaret e quanin ateher me shprehjen ; Mi marr zemren Turkit ” dhe peerdhos tan Stambollin !
      njihet nga historia se femrat turke ,benin seks me kafshet shtepijake ,mbasi burrat e djemte e rinje – ishin te larguar prej vitesh ne luftrat e perandorise dhe kronikani sllav thote se Skenderbeu i perdori kto simbole te Cjapit duke i dhen nji shenje Sulltan Muratit etj se do ju shkerdhej gjithe Turqine cdo femer turke qe sic shkruhet nga kronikani sllav – prferonin shume te benis seks me Cjapin ne kasollet e tyre ne anadolle .
      Megjitha kto jane nga burime sllave nderkohe qe kronikanet e Venedikut flasin ndryshe ,per nji Gjeneral Ushtarak qe Njerzimi se kishte pare deri me sot qe do pushtonte madje edhe vet Stambollin ,gje e cila nuk ndodhi se
      Planet per fuqizimin e Ushtrise se Gjergj Kastriotit nuk
      u mbeshteten nga Vatikani dhe Venediku as Franca gje e cila e la Skenderbeun dhe fatin e luftes kunder perandorise qenve osmane ne meshir te fatit .
      Cfar ndodhi pastaj e dime tashme te gjithe .

      Moikomi tregon versionin shqiptare Historik te dal nga ai sulm i nates ku Skenderbeu shpartalloj gjithe suhtrine Turke
      dhe ne kte betej u morr peng njira nga vajzat e Sulltanit
      e cila me pas u shkembye e vler moetaret te kohes .

  • Fort i nderuar Z. Zeqo Moikom. Pasi ne politike je rreshtuar si nje nga pishtaret qe po i nxirrni uje te zi Shqiperise derisa ti vini flaken tej me tej ne histori paske vajtuar jur thote populli per lesh dhe doli i qethur. Gjergj Kastrioti nuk ishte bari dhensh te vinte mbi Krye nje koke kafshe, ai e dinte domethenine e Brireve te Cjapit.Dhente Zoti, i Biri i Dhise Amaltea nuk perfundon edhe ti si miku yt Neritan Ceka.

  • historine e heraldikes shqiptare,ju siguroj qe mojkomi e di shume mire.ka studiuar edhe ne kete fushe.ne kete rast,mojkomi tregon per nje gojedhane,te cilen e kemi lexuar qe ne feminine tone ,ne vitet 60 te sh.20.e.s.per keto kane shkruar ne studimet historike te viteve 1960-disa historiane te shquar te kohes..lidhja me legjendat pellazg ilire dhe vecanerisht me aleksadrin e madh si per emrin skenderbe,flamurin me shqiponje dhe koken e dhise eshte evidentuar qe ne ato vite .te dhenat qe japin disa komentues argumentojne me tej tezat e ngritura me pare.theksoj,mojkomi i di mire,ka edhe te dhena te tjera te gjetura ne zbulime akeologjike e treven e durresit,per te cilat mbase do na ndihmoje dhe ne te zgjerojme dijet.por ne rastin konkret flet vetem per nje legjende.me shume respekt per nje dijetar si mojkom zeqo.jo shume kane bagazhin dhe modestine e tij.

  • pasionate te temave te kota ,

    njerez te merzitshem qe sdijne te diskutojne
    nji teme ,
    por gjithcka eshte nji vrasje kohe nga te gjithe .

    personi qe hedh nji teme per diskutim ne opinion

    qendron gjithmon i fsheur mbas Lapi Topes ,

    dhe ka frike te dali e komunikoje me njeri si ndodh rendomte ne gjithe Boten ,

    ku normalishte diskutohet per gjithcka .
    Mesiguri i tremben maskes qe mbajne veshur

    ose ndonji cenim te statusit qe tashme kan vene ne Kazanin medie .
    Pra nji art idiotesie funxionale ne ate Bote te kotesise .

    Kur do zbresin shqiptaret ne Toke ?

  • Tani qe nuk jane me kolloset e historise e inteligjences shqiptare keta qe kane mbetur me Zeqon ne krye duan te marrin per budalla kete popull e t’i cfaqen si filozofe e njerez me tru…Shko o Zeqo e shiti tjeter kund perrallat e pordhet e tua se shqiptari nuk ka nevoje per to……………..

  • Me këtë Zequa e ka dhier fare. Në greqishten e sotme që rrjedh nga gjuha Ilire ose Iline në dialektin dardan Zeusi quhet akoma Dhia, nuk ka nevojë për koment.

  • Cufo,cufo,o gjumash
    shkon ne shkolle avash,avash!
    Te pakten Gaqo Bushaka,shkruante perralle dhe na thoshte JANE PERRALLA.Mos i merrni per te verteta!
    Zeqo shkruan perralla dhe jua shet per shkence.
    E merr per sheqer,del limontos.
    E merr per tos,del kolinos.
    Une nuk kuptoj per cfare shkence eshte anetar i akademise,Zeqo?

  • Kush i farketonte (rüstug) veshjen ushtarake

    te GJ.K.Skenderbeut

    qe nga shpata e deri ke Perkrenarja me Fame Boterore !!!

    Kto jane hollesite qe ndoshta i mungojne Historise se Heroit Legjendar .

    Thone per nji farketare me fame nga Durresi por ska asnji shenim e emer konkrete

  • Kjo perkrenare vjen nga Roma dhe i eshte dhuruar ne vitin 1467 nga papa Pali,bashke me nje shpate.
    Nje mjeshter Napoletan armesh e permend Barleti.
    Kete ja ka derguar Alfonsi i Napolit ne Kruje para disfates se Beratit.
    Pas betejes se Albulenes,ushtaret i bejne dhurate Skenderbeut Cadren e madhe te purpurte te Komandantit turk Isak bej Evrenozit,me gjithe armet dhe stolite.

  • Ky variant esht treguat edhe tek e në Kosov , në Malësin e Opojës. Kështu ngjajdhëm e kamë ndëgjuat ngs e ndjera gjyshja e ime .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *