Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Komo të Italisë.
Dyzet e shtatë vjeçarët, Armando Xifaj dhe Ermir Daci janë arrestuar në Comasco, në provincën e Komos pasi akuzohen për posedim droge.
Sasia e drogës së gjendur në banesat e tyre ishte 17.5 kg heroinë dhe 9 kg substancë që përdoret për prerje. Sipas mediave italiane, vlera e drogës e kalon vlerën e 300 mijë eurove.
Heroina ishte e ndarë në 33 pako brenda një çante laptopi, një çante plazhi dhe një plastike.
Agjentët e policisë kanë sekuestruar edhe kartmonedha në shumën e 50.00 mijë eurove si dhe dy peshore me vlerë.
Sipas lasicilia.it thuhet se i përfshirë ka qenë dhe një shqiptar i tretë, ndërkohë policia italiane është në kërkim të tij.
s.a/dita
