Masakra në shkollën e mesme, Trump: Fajin e ka FBI

Ornela

Presidenti Donald Trump ka qortuar FBI-në për faktin se, sipas tij, ajo nuk i mori parasysh informacionet paralajmëruese përpara masakrës në një shkollë të mesme të Floridës.

Trump ka thënë në Twitter se agjencia “po shpenzonte shumë kohë duke u munduar të vërtetojë ndërhyrjen ruse” në fushatën e tij.

“Nuk ka asnjë ndërhyrje. Merruni me gjërat thelbësore dhe na bëni krenarë”, shtoi Presidenti amerikan.

Guvernatori i Floridas Rick Scott tha se kreu i Byrosë Federale të hetimeve duhet të japë dorëheqjen, ndërsa prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions urdhëroi një rishqyrtim, duke kritikuar dështimet e FBI-së.

Edhe disa prej të afërmve të 17 personave të vrarë të mërkurën në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas në Parkland, ngritën zërin ndaj mosveprimit të agjencisë kryesore federale të zbatimit të ligjit.

FBI-ja pranoi se nuk kishte adresuar informacione shqetësuese lidhur me vrasësin 19-vjeçar. Në 5 janar, një person i afërt me të dyshuarin, kontaktoi Byronë Federale për të denoncuar sjelljen e rrezikshme të ish-studentit, dëshirën e tij për të vrarë njerëz, postimet shqetësuese në rrjetet sociale dhe faktin se ai zotëronte një armë.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Presidenti (si ish Berisha i yne)ne komedin e gjykatesit.Jep verdiktin para institucioneve perkatese.

    Sic keni vendos aparatura ne te gjithe vendet kyce te institucineve te rendesishme.Vendosni ne hyrjet ne cdo shkolle te shoqeruare me nji apo dy polic.Dhe do habiteni per rrezultatin.
    Me kete organizim te heqin te “drejten” e gjykatesit.Merren te tjeret me keto ceshtje.Kurse per juve mbesin punet e medha te brendeshme dhe te jashteme boterore per Ferst Ameriken.Paisja e mesuesve me arme asht deshtim dhe injorance.
    Nese nuk iu pelqen interresohuni pse ne ish monizmin shqiptare nuk ekzistonte ne mendje nji fatkeqesi e tille e jo ma te perfundonte me viktima.
    Ju,shtet modern me potencial qe iu ka lakmi e gjithe bota duhet ti siguronit jeten cdo njeriut aq ma teper femijve te shkollave nga klasa e pare e deri ne mbarim te universitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *