Kremlini hesht për rusët e vrarë nga SHBA, në Siri

Dita

Shtohen gjithnjë e më shumë të dhënat se sulmet ajrore amerikane në Siri kanë vrarë me dhjetëra kontraktorë ushtarakë rusë në fillim të këtij muaji. 

Kremlini ka anashkaluar raportet për shumë të vrarë, nuk ka identifikuar asnjë prej viktimave dhe nuk thotë përse ata gjendeshin në Siri. Me gjysmë zëri autoritetet ruse kanë pranuar rreth 5 viktima, por ndërkohë dëshmitë e familjarëve të viktimave e të plagosurve që gjenden në spitale flasin për një masakër të vërtetë.

Natën e 7 shkurtit, 500 vetë, kryesisht rusë dhe një milici besnike e Presidentit Bashar al Assad përparuan drejt një fushë nafte e gaznxjerrëse, dhe sulmuan milicitë kurde e arabe, aleatë të SHBA, që e kontrollojnë.

Mbrojtja e tyre u ndalua nga një bombardim prej 3 orësh i aviacionit dhe artilerisë amerikane. Forcat amerikane thanë se vranë me dhjetëra luftëtarë të Assad, pa ditur se mes tyre kishte rusë.

Kompani e sigurisë Wagner që ka punësuar rusët këmbënguli në qëndrimin se përfshirja ruse në Siri është kryesisht ajrore me shumë pak njerëz në tokë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *