Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka pritur sot një grup ambientalistësh, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me dëmtimin e hapësirës së gjelbër në kryeqytet.
Ambientalistët, mes të cilëve edhe Sazan Guri, kanë ngritur edhe çështjen e ndërtimit të xhamisë në hapësirën e gjelbër pranë Parlamentit. “Janë duke u prerë pemë të vjetra sa vetë Tirana”, tha Guri, duke shtuar se ndërtimi i ri që po bëhet pranë Parlamentit duhej të ishte paraprirë nga një konsultim me publikun.
Një tjetër shqetësim i ambientalistëve ishte edhe ai i godinave të projektuara për t’u ndërtuar në zona me gjelbërim. Guri tha se në zonën e Kopshtit Zoologjik pritet të ndërtohet një ambasadë, çka do të thotë një tjetër hapësirë e blertë e uzurpuar.
Totozani ka siguruar besimtarët që Avokati i Popullit mbështet ngritjen e një xhamie, që qytetarët myslimanë të mos ndihen të diskriminuar, por ashtu si çdo besimtar tjetër të kenë dhe ata kultin e tyre të faljes.
“ Me zotin Guri kam pasur rastin të takohemi në 2 vende, si atlet dashamirës i natyrës jemi takuar në Pellgun Artificial të Tiranës, por jemi takuar dhe gjatë aktiviteteve publike të gjithsecilit. Zotin Sazan Guri e vlerësoj si atlet të gjësë publike sepse janë të paktë ata njerëz që shqetësohen për mjedisin dhe për natyrën. Ne jemi një institucion që mbrojmë të drejtat e njeriut, mbrojmë ambientin, por mbrojmë të drejtën e çdo individi për të pasur liri fetare. Nuk e kam toleruar kurrë faktin që besimtarët myslimanë nuk kanë mundur dot të kryejnë ritet e tyre në një ambient dinjitoz. Në këtë klimë, Avokati i Popullit mbështet të drejtën e çdo besimtari për të pasur një objekt kulti. Por, sikurse e thashë zoti Guri ka një sërë vërejtjesh që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe me procedurat që janë ndjekur për përcaktimin e vendit të ndërtimit. Ne si institucion funksionojmë në bazë të ankesave të qytetarëve, ne këtë e konsiderojmë një ankesë dhe për këtë qëllim do caktojmë një grup ekspertësh që do ndjekin çështjen dhe do të shqyrtojnë gjithë ankesat e paraqitura sot nga organizatat e Shoqërisë Civile”, përfundoi fjalën e tij gjatë takimit Totozani.

Sido qe ta rrotullosh, dhe sido qe ti paraprije fjales se tij Totozani me respektin qe ka ndaj nevojes se besimtareve per xhami, kjo pune vjen era “standart i dyfishte”.
Keto zgjedhje doja te votoja Sazan Gurin njesoj si ne Brazil qe nuk e di ne cfare qyteti kishin zgjedhur nje te vdekur per kryetar bashkie ose nje kafshe nga kopshti zoologjik i qytetit.Kete zgjedhje doja ta beja si nje person shume i zhgenjyer nga tere klasa politike ne vend.Me sa shoh Sazani e paska kap veten dhe situate e re po i prin per mbare.Sazani e kuptoj me ne fund rrymen.I indinjuar ai,avokati i popullit,LGBT,Soros,Artan Lame,Anastas janullatos dhe komuniteti grek,Vangjel Dule ,Paskal Milo,Ben BlushiKomuniteti Arumun,Rozafa Moraca,Bullgaret e Shqiperise dhe cdo komunitet tjeter qe po rreket te perbeje boshtin e letij vendi.Te gjithe jane shume te indinjuar qe xhamia do ndertohet ne token e vet komunitetit me e mira do ishte ti merrej toka ose ndertesa ndonje Tironsi sikur ka bere Janullatosi i cili e ka seline ne nje prone qe i takon dikujt tjeter ose te zihet pallati i kultures si edhe eshte bere ne Permet.Sidoqofte krimbi i vogel qe po i ha pak nga pak traret e shtepise vazhdon i qete punen ai tha ne nuk jemi sa thote Instat dhe per te treguar kete ne kemi voten.Myslimanet e Shqiperise si pjesa me budallaqe e kombit ndersa po shkojne drejt te qenit pakice shpresojne te lihen te qete duke ndenjur urte o mos kerkuar asnje gje por ne ate moment vjen faza e dyte operacioni Zerva komshiu ortodoks qe ther femijen 2 vjec sepse ka 600 vjet i roberuar nga turqit dhe ti si turk i shqiperise je me i afert per kete jane berr provat e pergjithshme ne Panarit,Cameri etj.Vrasesit ishin te gjithe shqiptar komshinj ortodoks natyrisht
Askush nuk i ngrit kur u zaptua fusha e Qendra kulturore e femijeve Tiranës apo kisha ngjitur me ministrine e mbrojtjes. Sot qe flitet per ndertimin e xhamise ne pronen e saj na dilkan ambjentalistet e flakte, “keta qe e duan shqiperine me shume se kushdo tjeter” Turp i madh ti mohosh dhe te flasesh per komunitetin me te madh ne shqiperi. Keta njerez perfshihen ne thenien ” kush s’ka turp flet cfare te doje” keta harrojne fjalet e Faik Konices ” po te mos ishte Feja Islame shqiperia do ishte me e madhe por vetem se shqiperi sdo kishte” jemi copetuar vetem e vetem pse ishim muslimane.