Një tjetër ish-ministër i Transporteve i LSI-së Sokol Dervishaj, do paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tu pyetur lidhur me ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.
Fletë-thirrja e prokurorisë është parashikuar që Dervishaj të merret në pyetje ditën e sotme në ambientet e prokurorisë, por nuk dihet me saktësi nëse Dervishaj do shfaqë vullnetin për tu paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Dervishaj do pyetet me detaje lidhur me kontratat e reja të lidhura për ndërtimin e rrugës Elbasan-Tiranë. Sokol Dervishaj ka qenë ministri i fundit i bashkëqeverisjes “Rama-Meta”. Dervishaj la detyrën e tij, fill pasi në pushtet erdhën të vetëm socialistët, të cilët vendosën shkarkimin e Dervishaj dhe në vend të tij emëruan ministrin aktual të Transporteve dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri.
l.h/ dita

banda e talibaneve te lsi-se
perball Drejttesise .
Ti sekuestrohen pasuria e marrin denimin
e merituar ,te gjithe .