Njerëzit janë në mosmundje,
se kanë halle të mëdha,
dhe më shumë se çdo sëmundje,
ata stresi po i ha!
Kur e sotmja është e errët,
dhe e ardhmja gjë s’premton,
njerëzit ecin në të pjerrët,
dhe bien në depresion!.
Ky sistem që zgjodhëm vetë,
kur përmbysëm komunizmin,
është krejt i pamëshirshëm,
një armik me humanizmin!
E shembëm shtëpinë e vjetër,
e rrafshuam -e bëmë hi,
po nuk ngritëm dot një tjetër,
mbetëm fare pa shtëpi!
Ne u sulëm si barbarët,
mbi çdo gjë që kish sistemi,
mbi çdo gjë që lanë të parët,
ndaj sot në udhëkryqe jemi!
Iku paqja dhe qetësia,
triumfoi kohë e dhunës,
ishim ne që shkatërruam,
vendet e shenjta të punës!
Që mbas vitit Nëntëdhjetë,
degradoi gjithë shoqëria,
dhe gjer më sot plagë e hapur,
na mbeti papunësia!
Iku gjysma e shqiptarëve,
nëpër dallgë e në furtunë,
po dhe për gjysmën që mbeti,
asnjëherë nuk pati punë!
Nuk qe një-po qenë dhjetra,
fabrika e kombinate,
me to qenë lidhur përjetë,
dje-me miliona fate!.
Po përjetë nuk vazhdoi ëndrra,
se ajo mbeti përgjysëm,
dhe me miliona fate,
me sistemin u përmbysën!
U shkretuan anë e mbanë,
plantacione e miniera,
janë kaq shumë sa mund të themi,
e të tjera-e të tjera!
Të rinjtë mbetën në rrugë.
se s’kishin ku të punonin,
dhe zgjodhën si barkë shpëtimi,
drogën dhe prostitucionin!
Kjo qe rruga më e shkurtër,
që mund të sillte fitimet,
dhe për zona influence,
nisën vrasjet dhe rrëmbimet!
Shqipëria-nënë zeza,
u tret nga vajet mortore,
s’janë vrarë sa në këto vjet,
as në Luftën Botërore!
Kjo ishte demokracia,
që servirej si shpëtim,
po në Shqipërinë e varfër,
ajo erdhi si mallkim!
Që ditën që u vra puna,
u vra shpresa dhe besimi,
vazhdojnë vrasjet edhe dhuna,
s’dimë se nga do vijë shpëtimi?!
Arben Duka

O Duke vellai,kure diktatura komuniste pranoje te konvertoje politike e pushtetet;tha me mllef pas nesh u befte qameti.Pra more duke vellai nga do ta rrotullosh para syve ne te tre pushtetet ke vec klelysher e mostra te se djeshmes po si dje edhe sot.Duke vellai nuke eshte populli qe shkatroje por jane pjellat e se liges qe si dje dhe sot po perdhunojne,se djajte pollen te ligen qe c’do gje ta shkallmoje.Tirana e lashtesise sot ka humb indentitetin,per nga lufta per leke te pista nga fuqia e pushtetit.Duke vellai historia ka treguar se nga grezat popujt mjalte nuke moren kurre,Dhe se fundi Plaku i Vlores Ismail Bej Qemali ka thene;nje femije qe qane rritet,kurse nje popull qe flene vdes.
O Duke vellai,kure diktatura komuniste pranoje te konvertoje politike e pushtetet;tha me mllef pas nesh u befte qameti.Pra more duke vellai nga do ta rrotullosh para syve ne te tre pushtetet ke vec klelysher e mostra te se djeshmes po si dje edhe sot.Duke vellai nuke eshte populli qe shkatroje por jane pjellat e se liges qe si dje dhe sot po perdhunojne,se djajte pollen te ligen qe c’do gje ta shkallmoje.Tirana e lashtesise sot ka humb indentitetin,per nga lufta per leke te pista nga fuqia e pushtetit.Duke vellai historia ka treguar se nga grezat popujt mjalte nuke moren kurre,Dhe se fundi Plaku i Vlores Ismail Bej Qemali ka thene;nje femije qe qane rritet,kurse nje popull qe flene vdes.Proteso ne mbrojtje te moralit e dinjitetit njerezore te dhunuar nga politikat bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot.Protesto
FABRIKAT UZINAT E ENVERIT U SHPERBENE VET
SEPSE NUK KISHTE KUSH T’I SHPETONTE ME NE DOVLET
KUR COFEN BAMIRESITE E VELLEZERVE KOMUNISTE
ERDHI DIMRI I MADH I ENVERIT DHE I SHQYPNISE
DHE KUR U HAP ME NE FUND TYNELI I DEMOKRACISE
HAJNAT E ENVERIT I RANE ME TOP EKONOMISE
PRANDAJ MOS U QA O BEJTEXHI ENVERSTI
SE KETA QE DREJTOJNE SOT JANE VAMPIR KOMUNISTI
Ik e kerko kimunista ti zoteri .dhe lereni poetin te flase e te shkruaj te vertetat
Ju faleminderit z.Duka per ndergjegjesimin qe na beni.Duhet te zgjohemi te mejyojme per fatet tona.Te ulemi tok,te planifikojme programe sociale per njerezit ne nevoje,per njerezit pak te arsimuar per njerezit me arsim te mesem profesional,por edhe per te diplomuarit.Eshte gje qe mund ta bejme.Kaq.Faleminderit
Kush tha qe u vra puna?!
Po pronaret dhe punonjesit e kazinove, pikave te bastit, etj, a nuk punojne?
Po vrasesit me pagese e sekseret e tenderave a nuk punojne?
Po zenia e prones se te tjereve a nuk eshte pune?
Po hapja e depove te armeve, djegja e hipotekave, fallsifikimi i titujve te pronesise, etj, a nuk eshte pune?!
Po fjalimet cjerrese e premtimet ne fushata zgjedhore, a nuk jane pune?!
Po venia e thonjve artificiale, gjoksit, buzeve dhe bytheve prej silikoni, a nuk eshte pune?!
Menyra me e mire per te vrare punen, eshte heqja
totale e arsyes perse punon njeriu, shperblimi.
e kemi mesuar kete 50 vite ne menyre te dhunshme
nga baballaret e ketij arbenit qe shkruan,
por edhe keto 28 vite ne menyre soft, nga pasardhesit
e tyre.