Durrës, grabitet në rrugë tregtarja e bizhuterive

anazapta

Një tregtare në Durrës është bërë viktimë e një grabitjeje në mes të rrugës. Dy persona të maskuar dhe të armatosur i kanë dalë në rrugë tregtares Lavdije Kena dhe i kanë marrë çantën në të cilën mbante bizhuteritë që tregtonte.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa gruaja kthehej në shtëpi, në prani të djalit të saj dhe dy shoqeve.

Në një prononcim për News 24, ajo tha se grabitësit i kanë dalë para makinës së tyre dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë çantën me bizhuteri, vlera e të cilave nuk është bërë ende e ditur. Ngjarja ndodhi në afërsi të ish-vilës së Zogut.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *