Durrës, arrestohet një inspektor policie për shpërdorim detyre

Dita

Shërbimi për Cështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arreston nje punonjës policie në Durrës për shpërdorim detyre.

SHÇBA ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Durrësit për punonjësin e policisë Muharrem Haka, 57 vjeç, me detyrë inspektor policie (SPZ) në Komisariatin e Policisë Durrës.

Gjykata ka caktuar për Hakën masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv”.

Mbi bazën e hetimeve është dokumentuar se inspektori i policisë, duke shpërdoruar detyrën, përfitonte shuma parash dhe lejonte ndërtime pa leje në zonën e mbuluar prej tij.

Çështja penale është ndjekur pas një referimi të bërë nga SHÇBA në Prokurori dhe hetimit disa mujor me mjete speciale.

Hetimet ndërkohë vijojnë.

s.a/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *