Policia e Elbasanit ka arrestuar një 44- vjeçar pasi u kap me 20.700 dollarë të dyshuara si false, me kartëmonedha me prerje njëqindëshe.
Operacioni i koduar “Start 2018” ka vënë në pranga Taulant Dubali, 44 vjeç banues në Elbasan.
Policia deklaron se operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.
l.h/ dita
