Vargjet e Arben Dukës

anazapta

Vetë me dorën e të marrit,
Ti do bësh spastrim etnik

Na u mblodh në Vlorë byroja,
Edhe tundi Shqipërinë,
Fol or fol të lumtë goja,
O naciosalisti ynë!

Fol o Salë sekretari,
Në Vlorë e bëre të fortë,
Do t’i japësh çdo shqiptari,
Kudo qoftë një pasaportë!

Dhe ata që i prodhojnë,
Do të kenë punë të rënda,
Se shqipëtarët po jetojnë,
Më shumë jashtë e më pak brënda!

Kjo nuk duhet injoruar,
Është normale për një vënd,
Por ti je i djallëzuar,
Dhe s’e dimë qëllimin tënd!

Sa herë që afrohen zgjedhjet,
Ti na lë gjithmonë pa gojë,
Mendon si do bëhen vjedhjet,
Që njeri mos t’i kuptojë!

Një e nxjerrin “miqtë” e vjetër,
Që kanë kufirin me ne:
“Po more shtetësi tjetër,
Do ta lësh atë që ke!…

Tretet fara e shqiptarit,
Në gjithë Ballkanin o mik,
Vetë me dorën e të marrit,
Ti do bësh spastrim etnik!

Me këtë ide që mbolle,
E ke vënë në punë kokën?
Ja-shqipot këtu i solle,
Po ata s’mund ta lënë tokën!

Nuk e dimë se ç’ke zotrote,
Që na ndez nga kwto zjarre,
Po u bë ideja jote,
Mbaron çështja shqipwtare!

Më stepin fjalët që thua,
Ndaj thashë e bëre të fortë,
Po pasaportat e tua,
S’janë qershia përmbi tortë!

Torta që e thamë më lart,
Pa dyshim është Shqipëria,
Kur e ndarë është në hartë,
Ç’vlerë do kishte shtetësia?!

Shqipot shëndetin të kenë,
Ku jetojnë botës mbarë,
Dhe pasaporta mos kenë,
Numërohen si shqiptarë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *