Negociatat e vështira për kufirin detar mes dy shteteve nuk janë duke u zhvilluar vetëm mes Shqipërisë dhe Greqisë. Nëse shteti ynë me fqinjin janë duke vendosur disa pika për gjetur një zgjidhje pavarësisht nga përplasjet e brendshme, një tension në rritje është duke rrezikuar stabilitetin e Ballkanit mes dy fqinjëve të tjerë.
Bëhet fjalë për diskutimin midis Sllovenisë e Kroacisë, të cilat janë dy ish-republika jugosllave, dhe ndërkohë pjesëtare të Bashkimit Evropian e të NATO-s, raporton DITA. Diskutimi i tyre është duke u zhvilluar për kufijtë detarë dhe sidomos për hapësirën e lundrimit dhe peshkimit, por mbi të gjitha për gjirin përgjatë bregut të Piranos.
Qeveria sllovene, sipas portalit Politico.eu, është ankuar për mungesën e gatishmërisë për kompromise e negociata të domosdoshme nga ana e Kroacisë. Kështu, qeveria sllovene kërcënon me përfshirjen e instancave kompetente të BE, duke kërkuar dhe nene nga traktatet evropiane, në rast se do t’i duhet të përmbushin kërkesën e pezullimit të Kroacisë nga e drejta e votës në mbledhjet e Bashkimit Europian.
Lubjana zyrtare ka konfirmuar, siç citon Politico.eu, se Zagrebi nuk pranon për t’iu përgjigjur pyetjes lidhur me vendosjen e një arbitri ndërkombëtar. Si rrjedhim, Lubjana kërcënon të reagojë duke u mbështetur në nenin 259 të Traktatit të Lisbonës të nënshkruar nga shtetet anëtare të BE.
Hap i konsideruar ky ekstrem, sepse do të thotë që çështja mund të kalojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Dhe një akuzë për mungesë respekti ndaj marrëveshjeve evropiane sipas nenit 259 mund të çojë përpara në pezullimin e të drejtës së votës për çështjet evropiane, për shtetin e akuzuar.
Kryeministri slloven Miro Cerar pohon se edhe pse ekziston një rezolutë për këtë çështje, qeveria e Zagrebit e udhëhequr nga kryeministri Andrei Plenkovic refuzon të përshtatet.
Lubjana do t’i drejtohet fillimisht Komisionit Evropian, dhe nëse në tre muaj Zagrebi nuk reagon atëherë Sllovenia mund të kërkojë një vendim nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
Tensioni deri më tani ka qenë thjesht politik e verbal, por ka patur raste edhe të përplasjeve në det midis anijeve patrulluese të peshkimit, ose të njësive të tjera qarkulluese, dhe rreziku i incidenteve serioze ka qenë evident.
s.a/dita

dhe pastaj??
është një çështje e tyre dhe duhet ta zgjdhin si është më mirë për të dy palët!
ne duhet të shikojmë interesin tonë në të njëjtën mëyrë si shikon gërku interesin e tij!!
as më shumë e as më pak!!
Un mendoj te cojme negociatoret tane “klasik” te Deteve zonjen Lulie me dashnorin plak zotin Diablophobic Berish……
Le te shkoje “president” Floriri!